Njihuni me adoleshenten e ‘çmendur’ që jeton me 16 gjarpërinjve: Më kafshojnë gjithë kohës

Njihuni me adoleshenten e ‘çmendur’ që jeton me 16 gjarpërinjve: Më kafshojnë gjithë kohës

Adoleshentja që jeton me 16 gjarpërinj

Gjarpri mund të jetë makthi i çdo njeriu, madje kur i përmendim vetvetiu na ngjall një frikë. Imagjinojeni pak të jetoni me 16 gjarpërinj! Se imagjinoni dot e?! Epo kjo adoleshente jeton mes 16 të tillëve dhe nuk shqetësohet aspak pavarësisht se e pickojnë gjatë gjithë kohës.

Gjithçka nisi kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, dhe pa një gjarpër në një dyqan kafshësh dhe vendosi menjëherë ta blinte. Zee mblodhi lekët me të vëllanë dhe e çoi në shtëpi. Sot zotëron plot 16 gjarpërinj që jetojnë në dhomën e saj të gjumit. Të preferuarit e saj janë një Birmanez 5 metërsh, një boa constrictor, një piton mbretëror dhe një piton gjaku.

“Më kafshojnë thuajse çdo javë. Varet dhe nga graviteti i kafshimit. Nëse më kafshon teksa e ushqej, mënyra më e mirë për ta larguar është alkooli. Nëse s’më lëshon, i fus kokën nën ujë. Nëse është gjarpër i vogël, thjesht pres. Më lëshojnë herët a vonë. Nëse më kafshojnë dhe më lëshojnë brenda sekondit, pastroj plagën dhe vazhdoj ç’po bëja. Gjarpërinjtë nuk duan të na vrasin; nuk duan të na lëndojnë. Janë kafshë shumë nervoze,”- thotë ajo.

“E preferuara ime është Scarlet, pitoni im birmanez. Është krenaria dhe gëzimi im. Mezi e ngre sipër vetëm, zakonisht duhen dy njerëz për t’u marrë me të,”- tregon ajo më tej.

 Adoleshentja i lëshon shpesh gjarpërinjtë në korridor ku mund të shëtisin lirshëm dhe kur ngecin nën parket, Zee detyrohet të thërrasë zjarrfikësit për t’i nxjerrë prej andej. Pitonët birmanezë të Zee ushqehen një herë në muaj me lepuj të mëdhenj, 3-6 kilogram, ndërsa gjarpërinjtë më të vegjël ushqehen me minj dhe zogj.

“Janë kafshë shumë tërheqëse sipas meje. Janë të dashur, janë aq të padëmshëm sa s’do të më kafshonin kurrë agresivisht. Si të mos i dua! Janë kafshë mahnitëse dhe mësoj diçka të re rreth tyre çdo ditë,”- shton Zee.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë