Koncerti jubilar i Kastriot Tushës më 14 prill: Ja pse titullohet “Nostalgjia”

Në nder të kujtimeve, tenori i famshëm Kastriot Tusha vjen me një koncert të madh jubilar “Nostalgji” në Tiranë më 14 prill. Tenori Tusha është duke punuar me orkestrën e filarmonisë në Elbasan, për të sjellë një performancë dinjitoze në sallën e koncerteve në Katedralen Ortodokse në Tiranë.

Ne jemi në vazhdë provash këtu në qytetin e Elbasanit në Teatrin Skampa. Kjo është Orkestra e Filarmonisë së Elbasanit drejtuar nga Alqi Lepuri. Provat po i bëjmë këtu për koncertin që do të kemi në datë 14, një koncert jubilar titulluar Nostalgji.

Tenori, Kastriot Tusha

Më pas tenori, Kastriot Tusha tregon detajet rreth organizimit të këtij koncerti.

Nostalgji sepse është një koncert jubilar ndryshe nga të tjerët. Pra dhe miqtë që janë të ftuar janë pjesë e Kastriotit. Unë mund të them me pak fjalë pse përzgjodha Elbasanin, se kam lindur në qytetin e Elbasanit. Pse zgjodha një orkestrim të Krujës sepse origjinën e vjetër e kam nga Kruja. Gjithashtu e dinë që e këndoj serenatën korçare dhe pse mos ta ftoj e më ka ndjekur gjatë gjithë karrierës sime. E mbyll me një repertor klasik sepse është në repertorin tim. Gjithashtu do ketë edhe një ish-studenti im që vjen nga Peja, do këndojmë dhe interpretojmë bashke dhe një këngëtare Elita Reçi që vjen nga Struga... nuk lamë gjë për supriza. Kështu është një hartë gjeografike, ashtu siç unë gjithmonë di t’i bëj koncertet.

Tenori, Kastriot Tusha 

Pjesë e këtij koncerti do të jenë artistë të tillë si violinisti virtuoz Zeqir Sulkuqi, soprano Suzana Frashëri, Mezosoprano, Vikena kamenica, Mezosoprano manjola Nallbani, Ramona Tullumani, Ulpjana Aliaj etj. Kastriot Tusha u shpreh entuziast për interesin që njerëzit kanë shfaqur ndaj “Nostalgjisë” dhe se prenotimet thuajse kanë përfunduar.


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS