Nuk di të ecë por noton si profesionist! Njihuni me beben që po ‘çmend’ internetin (Video)

Nuk di të ecë por noton si profesionist! Njihuni me beben që po ‘çmend’ internetin (Video)

Foto Ilustruese

Gjëja e parë që prindërit kanë tendencën t'u mësojnë fëmijëve të tyre është të ecë dhe të flasë. Por me beben Elizabeth nga Texas ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Vogëlushja 16- muajshe ka mësuar të notojë, ende pa ecur. Elizabeth është ylli i kanalit të 'Youtube', Elizabeth swims, ku prindërit e të voglës demonstrojnë arritjet e saj në not. 

Pamjet e mëposhtme po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak të vogëlushes që ende nuk ka mësuar të ecë por që noton si një profesioniste e vërtetë. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, bebja duket mjaft e lirshme, sikur të ishte duke bërë diçka krejtësisht të zakonshme për të. Elizabeth e shijon vërtetë ujin dhe notin sikur të ishte një e rritur.

Sipas mjekëve kjo nuk është ndonjë gjë e ccuditshme pasi bebet nëntë muajt e parë të jetës së tyre i kalojnë të rrethuar me ujë, prandaj një ambient i tillë për to nuk u është i huaj. Pikërisht për këtë shkak, gjithnjë e më shumë nëna vendosin të lindin bebet e tyre në ujë. Dëshmia e vërtetë se si një bebe mund të notojë ende pa mësuar të ecë ndodhet në videon e mëposhtme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi