Nuk ishte ajo që prisnim, Angela Martini zbulon pse u martua me miliarderin rumun (FOTO)

Nuk ishte ajo që prisnim, Angela Martini zbulon pse u martua me miliarderin rumun (FOTO)

Angela martini

Martesa e papritur dhe dasma private e bukuroshes na la të gjithëve gojëhapur, por, tashmë Angela Martini ka vendosur të rrëfejë gjithçka. Modelja dhe miliarderi rumun Dragos Savulescu u martuan në Las Vegas dhe ndryshe nga çdo nuse tjetër, shkodrania  u vesh me një fustan të zi.

Në një program televiziv në Rumani, Angela ka rrëfyer si u njoh me miliarderin dhe kur e kuptoi se kishte rënë në dashuri me të. E pyetur se përse ra në dashuri pikërisht me Dragos, shqiptarja u shpreh se:

Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.  Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr.  Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte.

Angela Martini

Kush e tha frazën “le të martohemi”?

As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos “të dua”, ai m’u përgjigj “edhe unë të dua”. Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka. Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi. Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen. Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë. Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë.

Angela Martini

Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alboss: 17/08/2018 20:42

    nuk isht miliarder..... por milioner !!!!

    Përgjigju
  • Kaltra: 17/08/2018 10:59

    Një gjë nuk kuptoj unë te kjo vajzë,ëndrra e çdo vajze në planet është fustani i bardhë kjo martohet me fustan të zi ...OK Dragon e dashuroi mirë bëri që u martua ,dashuri të kenë derisa vdekja ti ndajë.

    Përgjigju
  • klodi: 17/08/2018 01:41

    uuuu sa e shumtut ne foto te par koka sa gjith trupi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale