Trendi i frikshëm, 'digjen' dy në çdo tre gjyqtarë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh dhe apartamente e troje në Tiranë dhe Durrës.

Avokati i gjyqtarit, Fatmir Braka, e ka cilësuar vendimin e KPK të padrejtë dhe të parregullt, duke deklaruar se do ta apelojë.

“Vendimi i padrejtë, i parregullt, do ta apelojmë. Do ketë pasoja dhe për gjyqtarë të tjerë, pasi nuk pranojnë ekspertim, ndaj nuk ka objektivitet”

Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Trezhnjeva

Përse u shkarkua Trezhnjeva?
Sipas komisionit të Vettingut, vlerësimi për këtë gjyqtar ishte mjaftuar vetëm me pasurinë, ku nga verifikimet rezultoi se ai nuk justifikonte pasurinë në vlerën e 20 milionë lekëve.

Në pasuritë pa burim të ligjshëm të gjyqtarit Trezhnjeva u renditën një apartament në Tiranë, një në Durrës dhe afro 1300 m2 truall në zonën e Mulletit në Tiranë. Për këto pasuri gjyqtari u shpreh se i kishte vënë me punë të ligjshme dhe qëllimisht KPK si kishte llogaritur një periudhë fitimi nga të ardhurat përgjatë viteve 1981-1994.

KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave. Trezhnjeva është gjyqtari i dytë i shkarkuar për mosjustifikim pasurie.
Në çdo tre gjyqtarë dy nuk i shpëtojnë skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme krimin dhe aftësitë profesionale. Vetingut i janë nënshtruar Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva dhe Vitore Tusha, por vetëm kjo e fundit ka shpëtuar. Ky është trendi dhe treguesi i parë nga zbatimi i ligjit për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Teksa ende asnjë prokuror nuk ka kaluar në filtrin e Vetingut, më shumë se sa gjysma e gjyqtarëve, të cilët po i nënshtrohen procesit, nën mbikëqyrjen e Perëndimit, po përjashtohen nga sistemit i drejtësisë, për shkak të pamundësisë për justifikimin e pasurive të deklaruara, me dokumentacion ligjor.
Ky raport mund të thellohet në kushtet kur ‘kosa e Vetingut’ nuk ka prekur ende anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë, të lakuar prej vitesh në media dhe raportet ndërkombëtare, për pasurinë e pazakontë në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Ndërkaq, zbatimi i ligjit të Vetingut mund të prodhojë një problem të ri, atë të boshatisjes së drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët si dhe të pamundësisë së Shkollës së Magjistraturës për të prodhuar një numër të madh kandidatësh, për plotësimin e vendeve vakante. Për këtë shqetësim, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka theksuar se shqiptarët më mirë të mbeten pa gjyqtarë se sa me gjyqtarë të korruptuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vetingu: 17/04/2018 17:57

    Besim Trezhnjeva eshte ikona e drejtesis shqiptare ka qene dhe mbetet pavarsisht se ne shqiptaret nuk duam njerez te pa korruptuar dhe me vlera ... po nje shrehje e urte thot qe i drejti zhytet po nuk fundoset sepse drejtesia triumfon gjithmone ..

    Përgjigju
  • Denoncuesi: 14/04/2018 10:39

    po si nuk ju vjen turp juve "njerezeve" qe komentoni pro Besim Trezhnjeves!!! hajdut ne maksimum. gruaja me farmaci, vajza mjeke harbute dhe qe detyron pacientet te marrin ilacet te farmacia e se emes dhe ne specializim. 2 pune gje qe nuk lejohet sepse kur na i dilka koha ti frekuentoj te dyja. te gjitha keto i ka arritur ne fal te "njohjeve" te te atit sepse keshtu jane mesuar keta hajdut e imoral

    Përgjigju
  • Erik: 13/04/2018 17:59

    Ne te Mones vafsh!

    Përgjigju
  • Gazi: 13/04/2018 15:02

    Nuk e shikoni sa i eshte bere barku nga vjedhjet. Dhe si keta gjyqtare kur vjen puna per te mare pjese ne kete komision nuk vijne vete aty por dergojne vetem avokatin. Sepse nuk kane fytyre prandaj ndjehen si te dhjere perpara drejtesise

    Përgjigju
  • Ilir: 13/04/2018 12:17

    E keqja më e madhe është se ajo që gjykoi dhe dha vendimin për këtë Gjyqtar të nderuar është një zyshë e paaftë e administratives me Doktoraturë të blerë e ushqyer me 100 Eurosha studentësh dhe e lidhur me krimin e organizuar

    Përgjigju
    • Berti: 13/04/2018 13:24

      Po o Ilir Treshnjeva se kjo gjyqtarja e merr vendimin per Treshnjevet hahaha Ajo vetem e lexon vendimin e shkruar nga nderkombetaret. Keshtu qe mos ju genjej mendja qe do lani m*tin me sh*rre duke marre neper goje njerezit. Edhe biznesmen qe te paguash taksat ne rregull nuk e ben dot ate pasuri qe kane keta shushunja. Jo i fundit, jo po i pari. Te gjithe do e hane te semes nese vazhdohet dhe me sekuestrimin e pasurise se paligjshme.

  • Paralelisem: 13/04/2018 11:47

    thjesht dhe qart nje paralelisem se si funksionon: Nuk kapim Ilir Meten por kapim Spiro Kseren, keshtu dhe ne kete site qe gjasma po pastrohet ne gjykat. Trezhnjeva eshte i fundit qe duhet te mereni more shtet nul se para zoterise ke njerezit qe kane cenuar interesin e popullit. Zoteria mbase ka neglizhuar ne deklarimin e kryer sic eshte mos pasqyrimi i pages se vajzes, haha. Ky eshte nje nga njerezit me te nderuar e dini pse, sepse ne 30 vite pune asetet e tija qe nuk i justifikon!!! jane tre apartamente e nje truall qe ke gjyqtar qe me 4 vite pune kane pallate te tera ne pronesi!!! Ehhh more xhaxhi enver cfar ka dal pas teje, diku gabove ne derivat si duket!!!!

    Përgjigju
  • avokati: 13/04/2018 11:18

    Gjyqtaret nuk folen as vepruan perpara dhe kur po inicohej e ashtequajtura Reforme. Nuk deshen te kuptojne se e keqja e sistemit mund te luftohej nga vete ata, duke qene promotor te nje reforme kushtetuese ne sistemin e drejtesise. Secili prej tyre mendonte si te rregullonte veten dhe jo te sheronte sistemin. Ata heshten si oportuniste dhe tani po paguajne pasojat! Gjyqtarin e shkarkuar sot nuk e njoh personalisht por kujtoj vitet 1998 ose 1999 ne nje gjyq tha qe une nuk marre vendim kunder shtetit edhe pse po gjykonte nje akt te nje organi shtetorr lokal i cili kishte shkelur te drejten e nje qytetari!!!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 13/04/2018 11:04

    Iku dhe nje tjeter, hajde me kembe te mbare o Treshnjeva. Keta kujtojne se jane ne sallen e qelbur te zyres se tyre dhe do justifikojne parate e korupsionit. Bejne sikur harrojne qe cdo pisllek i tyre dihet dhe vendimet i marrin nderkombetaret. Njelloj si mafia dhe keta kerma kane investuar ne toka, pasuri te paluajtshme. Problemi me i madh eshte nese do penalizohen me heqje lirie dhe konfiskim te pasurise se pajustifikuar. Nese ndermerret dhe ky hap ne menyre rigoroze atehere do te themi se drejtesia triumfoi. Le te hedhin miell Nokrat dhe Kokrat ne parlament se do ju duhen per petulla ne burg.

    Përgjigju
  • Fakt: 13/04/2018 11:01

    Po ku na u bene 700 mije euro pasuri?! Se me nje laps te thjesht aq i bie, mos me shume, se kto 20 mln jane te reja jo te vjetra. Gjyqtarrt nga 91 deri ne 2006 i kane pasur rrogat bastarde, si u bene keta me prona e para?! Populli i shkrete spo ja del te marre shpi me kredi, me rroge jane dhe keta po po i merr shpirtin kredia!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 13/04/2018 10:01

    Qe askush nuk e pranon fajesine kjo as qe diskutohet, te gjithe te kulluar jane. Duket se paska qene kusht qe Gjyqtaret e Prokuroret te kene gra me biznese ose nje nga fisi qe tou lere trashegimni me vlere mbi 1 mil. € per te qene pjese e sistemit te drejtesise...

    Përgjigju
  • Turi: 13/04/2018 09:30

    Njeri dhe gjyqtar i mrekullushëm. Po humbim vlerat tona si shtet

    Përgjigju
    • Black: 13/04/2018 19:31

      Nje gjygjtar plehre, pa asnje dallim nga plehrat e tjera te Durresit. Hetojeni mire se i ka groposur parate....po myket paraja o Besim !!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë