Nuk latë njeri pa baltosur

Nuk latë njeri pa baltosur

Lulzim Basha me deputetët e PD, në sfond 'Babalja', Albert Veliu

Së fundi, partia e vetmuar opozitariste ka nisur të baltosë edhe aktorët, edhe artistët e skenës të cilët pasi e kuptuan cila ishte e mira e tyre, vendosën të bien dakort për ndërtimin e një teatri të ri. Nuk lanë njeri pa baltosur, nuk lanë gjyqtar, prokuror, polic, shef komisariati, drejtor policie, zv/ministër, ministër, deputet dhe kryeministër, nuk lanë drejtor shkolle dhe çdo zyrtar tjetër pa etiketuar me fjalorin më vulgar, kur u preken interesat politike dhe personale. Nuk lanë zyrtar vendor dhe qëndror, nuk lanë ambasador dhe kryesues të trupit diplomatik pa baltosur, kur u prishen pazaret politike, dhe kjo ndodh me një parti të vjetër sa vetë tranzicioni politik në Shqipëri.

Dhe kjo ndodh me një parti që e ka provuar shpesh hipjen dhe zbritjen nga pushteti, që e ka provuar shpesh gjatë këtyre viteve humbjen dhe fitoren e hidhur elektorale, zhgënjimet dhe tjetërsimet me vote, madje edhe nga të vetët. Nuk lanë njeri pa baltosur, madje baltosin edhe ata, që deri dje i kanë shërbyer, madje edhe ata që deri dje i mbronin me zjarr dhe deklaronin se “janë elita e kombit, janë demokratë të lindur”.

Por demagogjia dhe “mbrojtja” e tyre mbaron sapo dikush u del kundër rrymës së tyre, sapo dikush qartëson logjikën dhe ndërgjegjen njerëzore dhe vendos të shkojë nga e mbara dhe jo nga katastrofa.

Mjafton të kthehemi paksa mbrapa, kur diskutohej reforma në organet e drejtësisë, kur dikutohej votimi i fillimit të Vettingut, apo kur diskutohej votimi i paketës ligjore që KE dhe BE kërkonin nga Kuvendi për të marrë “OK” në rrugën e integrimit, mjafton të kujtojmë se si opozitarët baltosnin çdo prokuror dhe gjyqtar që u kishte dalë nga “vatha”, apo kur akuzonin dhe denonconin ambasadorët e huaj “si të blerë nga Rama”.

Baltosja ka qenë dhe mbetet profecia dhe vija ideologjike e një opozite, e cila nuk ka kuptuar asgjë deri sot nga ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri.

Ora e kësaj opozite ka mbetur tek zyra e Ramiz Alisë, pasi pothuajse çdo ditë, lidershipi i saj merret edhe sot e kësaj dite me “ish-komunistët, ish-persekutorët, ish-hetuesit” dhe lloj-lloj shpikjesh që po gajasin dynjanë. Brënda gjirit të saj, kjo parti opozitariste, ka patur dhe ka akoma fanatikët dhe shërbëtorët e regjimit të kaluar.

Madje ka prej tyre, që edhe ditën e punës në zyrat e partisë, e nisin me ritmin e dikurshëm, dhe e mbyllin me mentalitetin e dikurshëm. Për çdo pjestar të asaj partie opozitariste, në rast se nuk je “dakort me vijën e kryetarit, je i shitur, i blerë, je i kuq, je komunist, je enverist”. Kjo logjikë ka degraduar çdo strukturë dhe çdo forum të asaj partie.

Dalja kundër Vettingut, dalja kundër reformave në drejtësi, dalja kundër ndërtimeve dhe investimeve, dhe së fundi dalja kundër edhe e një Teatri të ri Kombëtar, tregon bindjet regresive të një kaste politikanësh që mendojnë vetëm për interesat e tyre politike dhe personale.

Dalja në mbrojtje të aktorëve, dhe pastaj sulmi i paprecedentë ndaj tyre me fjalorin e papranueshëm tregon se e vetmja “armë” e paprekshme në atë parti opozitariste mbetet baltosja.

Duket sikur të gjithë brënda asaj partie, të vetmen gjë që kanë mësuar dhe mësojnë sapo hyjnë në zyrat e saj, është baltosja. Këtë zanat të vjetëruar, por dhe të rinuar vitet e fundit, duket sikur e kanë perfeksionuar të gjithë, madje si variantin më të përshtatshëm kanë zgjedhur atë të Salianjit, Alibeajt, dhe Profesorit, i cili muajt e fundit u angazhua dukshëm në foltoren e Parlamentit.

Baltosja në partinë e vetme opozitariste, është si një doktrinë, e cila u injektohet edhe të rinjve në forumin e tyre, madje për “mbrojtjen e Teatrit” këta të fundit u angazhuan për nja 20 ditë rresht duke shfaqur spektakle bajate në sheshet para ministrive me thirrjet e tyre të baltosjes.

Edhe forumet e të rinjve, tashmë kanë sektorin e tyre të baltosjes, duke ecur të sigurtë në rrugën e paraardhësve të partisë, nën moton “baltos çdo kundërshtar edhe kur ai është i pastër, bëje me baltë sepse fiton terren”.

Kjo logjikë e ka lënë mbrapa në gjithçka, një parti që u ka shpallur luftë të gjithëve, dhe që mendon se baltosja, si “arma” e vetme opozitariste do ti japë asaj një ditë “fitoren mbi të keqen”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 06/10/2018 16:47

    Te kater personat e fotos, jane kater plehra qe duhet ndeshkuare sic e meritojne;sidomos mender juristet,alibeu,bardhi dhe dhe karavidhja salihajvani-shpifesa dhe te ndyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale