51.97 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit nga 1499 biznese të kapura në shkelje nga kontrollet e tatimorëve. Është ky bilanci i fundit i Drejtorisë së Tatimeve nga inspektimet në terren. Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë. Gjoba dhe bllokimi i aktivitetit kanë qenë masat e marra nga tatimorët për bizneset e kapura në shkelje.
Masat e Tatimeve për subjektet:
19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).
73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 599
Lajme të tjera
-
Rreziku i pensioneve, borxhi ndaj sigurimeve arriti në 214 mln euro, u zgjerua me 10% më 2023
16 Shkurt, 07:53
-
8 muaj të artë për buxhetin e shtetit, merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë
28 Shtator 2023, 16:12
-
Zbulohet skemë mashtrimi me sigurimet në biznesin fason, Tatimet: Ndryshojnë NIPT-et e emrat për të shmangur detyrimin! Kemi nisur hetimet
21 Qershor 2023, 10:06
-
Pagat zyrtare, ndërtimi, bujqësia, tregtia, shërbimet dhe industria paguajnë nën mesataren
11 Prill 2023, 07:28
-
Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen për rritjen e çmimit të patentave: Në kundërshtim me ligjin! Do monitorojmë tregun 1 vit
24 Mars 2023, 14:55
-
Tatimet bllokojnë klubin e Tiranës, bardheblutë rrezikojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës (DOKUMENTI)
10 Mars 2023, 12:20
-
Drejtoria e Tatimeve: Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, evazion 266 mln lekë në dy vite me kompaninë ‘Albecorp’ shpk! Tani na sulmon me mediat e tij
2 Mars 2023, 19:12
-
Asnjë sqarim përse çmimi do të shtrenjtohet! Në Durrës, Vlorë dhe Fier, rradhë për vizitat mjekësore të patentës! E pësojnë të moshuarit që duan të vizitohen
28 Shkurt 2023, 12:13
-
Fluks për të kapur 'patentën e lirë', dyndje qytetarësh pranë mjekëve specialistë në Elbasan dhe Durrës! Ngjiten mbi kangjella vetëm për të plotësuar formularin (VIDEO)
27 Shkurt 2023, 11:42
-
Tarifat e reja të patentës, Berisha akuzon Gonxhen: Është hajdut i papërmbajtur
26 Shkurt 2023, 15:19
-
Tatimet: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listpagesës, do vihen nën hetim! Masa edhe për ata që anulojnë faturat e shitjes pa u reflektuar në librat e blerjes
24 Shkurt 2023, 09:14
-
EMRI/ Kush është personi që hiqej si inspektor tatimesh dhe u vinte gjoba bizneseve
20 Shkurt 2023, 10:32
Jam shume dakort per ndergjegjesimin por s me pelqe fakti qe i bllokojne per 30 dite.Te bllokosh per 30 dite nje biznes te vogel eshte sikur ti thuash mbylle fare dhe dil ne rruge.Bllokimi i 30 diteve sjell pasoja si ne biznes ashtu dhe ne familje.E pse mos te ikin Shqipetaret jasht?Asgje nuk eshte perfekte por me kalimin e kohes dhe kerkesa nga tatimoret permisone situaten.
PërgjigjuTe gjithe dyqanet e SOMEG dyqan buke dhe embelsira nuk leshojne kurre kupon tatimor,e shumta te vene ne qese (jo ne dore) nje kupon 10 leke,te blesh nje torte 1200 leke te reja kuponi qe te japin eshte 10 leke,te blesh buke apo byrek te vene ne qese nje kupon 10 leke,vjedhje e hapur.
PërgjigjuSka asgje per spin ketu por zbato ligjet dhe mos bej si trim duke paguar rroga nen dore.
Spiun m*ti.Njemij e dyqinç do ishe yi dhe sëra jote ne monizem.Fuks pa pagese je sot