Nuk merr dy rroga nga kontrata, trajneri Milinkoviç, padit Kukësin në FIFA

Nuk merr dy rroga nga kontrata, trajneri Milinkoviç, padit Kukësin në FIFA

Trajneri serb, Milinkoviç

Trajneri serb Mladen Milinkoviç, ka depozituar në FIFA një padi kundër klubit të Kukësit, duke pretenduar se s’ka marrë dy rroga mujore pas largimit në fund të dhjetorit 2017.

Milinkoviç ishte në krye të Kukësit për 16 ndeshje në kampionat, por humbja në Kukës ndaj Luftëtarit, me shifrat 1-2, vulosi largimin e tij. Palët nuk u ndanë me mirëkuptim, pasi serbi priste që të paguhej deri në momentin që kishte punuar.

Mësohet se trajneri pretendon se ka pa marrë nga Kukësi 10 mijë euro. Kësisoj, pasi ka pritur që klubi të reagojë, ai ka depozituar çështjen në FIFA. Mbetet për t’u parë tashmë se kujt do t’i japë të drejtë organi disiplinor.

Vetëm dy muaj më parë Milinkoviç fitoi gjyqin në FIFA ndaj Luftëtarit, që i detyrohet serbit një shumë prej 18 mijë eurosh. Por në një komunikim për Report Tv, drejtuesit e Kukësit pohojnë se serbi është likuiduar, duke nënshkruar edhe aktin e dorëheqjes, që Kukësi nuk i ka detyrime.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë