Nuk ndalen largimet nga LSI, 4 këshilltarë në Shkodër i bashkohen PS/ Emrat

Vijojnë largimet e këshilltarëve nga LSI në drejtim të PS në këshillat bashkiakë. Pas Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe disa qyteteve të tjera, sot ka qenë radha e Shkodrës. Katër këshilltarët e zgjedhur  nga radhët e LSI në zgjedhje lokale, Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj sot përmes një deklarate për mediat njoftuan se i bashkohen PS.

Ata shprehen se për fat të keq LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja. “Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Deklarojmë largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë” thonë ndër të tjera ata. Në fund ata e mbyllin deklaratën duke u bërë thirrje të gjithë këshilltarëve në bashkitë e vendit që të largohen nga LSI.

Deklaratë për shtyp – Këshilltarët e LSI, Shkodër

Zgjodhëm të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës 3 vite më parë nën siglën e LSI me shpresën se vendi do të jetësonte shpejtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD lan pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.

LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin, dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Qytetarët e Shkodrës e din fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja.

Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë dhe të atyre para nesh, për tu mos vënë në shërbim të interesave okulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Këshilltarët e larguar

Sokol Jubica

Elton Radovani

Mirjan Bletaj

Roza Dedvukaj

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koqo: 22/03/2018 19:13

    Po pse e mban koken ulur ai cuni? Hajde keshilltar hajde. Ku kemi vajtur me kto?

    Përgjigju
  • Liku: 22/03/2018 18:21

    Ju tregoj un se kush jane keto te larguar: Mir Bleten partia LSI e vuni shef personeli ne spitalin e Shkodres, burrin e Roza Dedvukes LSI e bani Drejtor i Rrugeve, Sokol Jubicen LSI e futi ne pune ne spitalin e Shkodres. Dhe qershia mbi torten e pushtetit e kishte i ati i Elton Radovanit ku LSI e beri prefekt z. Paulin Radovanin. A e kuptuat kush iku nga LSI SHKODER? Fiks ata qe nuk jan mesuar me nejt ne opozite. Por lepirsat e pushtetit.

    Përgjigju
  • KOZi: 22/03/2018 14:43

    Ok ,ashtu e thone te gjithe ,kemi kete a ate aresye, por me duket si legenizim i keshilltarve i subjekteve dhe i vete zgjedhjeve.Nuk je dakord! Jep doreheqje ! Largou per fare ! Apo ke interesa te caktuara ??? SE pastaj paskan patur te drejte ato qe nga katolik u kthyen ne musliman....tung.

    Përgjigju
  • blenard: 22/03/2018 12:47

    sh mire parti hajdute bolll se na e pin gjakun si shushunjat

    Përgjigju
  • Fredi: 22/03/2018 12:21

    Keta jane te gjithe mbeturinat e PD - LSI-se! PS nuk ka nevoje per keta, i fitoi zgjedhjet e vetme. Le te sakrifikoje edhe keshillat bashkiake per nje vit, por mos ti pranoje kete sahalepires.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës