Nuk shohim më horizontin
Po bëhemi gjithnjë e më miopë

Nuk shohim më horizontin<br />Po bëhemi gjithnjë e më miopë
Nuk dimë më të hedhim vështrimin larg. Të mësuar përditë duke parë ekranin, dokumenta, sytë kanë humbur aftësinë për të parë horizontin. Pasoja e kësaj është shtimi i miopisë në vendet e industrializuara. Në Shtete e Bashkuara, ky shqetësim i shikimit, ka kaluar nga 25 % në vitin 1972, në 42 % në 2004.

Singapori është vendi me përqindjen më të lartë të miopëve: incidenca arrin deri në 80 %. Librat, kompjuteri, Tv, nuk kanë faj këtë herë; çdo gjë lidhet vetëm me qëndrimin në ajër të pastër dhe me shikimin e horizontit. Kjo gjë ishte nuhatur vite më parë, por prezantimi i studimit në American Academy of Ophthalmology, konfirmon se sidomos për fëmijët dhe adoleshentët, çdo orë më shumë qëndrimi në ambjente të hapura, zvogëlojnë rrezikun e miopisë me 2 %.

Dukshëm qëndrimi në ajër të pastër nuk ndihmon vetëm linjën dhe metabolizmin, por dhe lufton miopinë. Arsyet që të mbrojnë nga kjo sëmundje e syve janë dy: E para është drita natyrale, e cila është shumë më qetësuese dhe e dobishme nga ajo e llampave, ndërsa tjetra, ka lidhje me një veti natyrale të syrit, i cili në mjedise të hapura, në mënyrë të natyrshme fokuson objektet më të largëta, pra horizontin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale