VD/Nuk u japin përparësi këmbësorëve dhe shkelin semaforin/Policia bën 'kërdinë', gjobit 175 drejtues automjetesh

Policia e Tiranës ka vendosur sot gjoba për automjetet që nuk u japin përparësi këmbësorëve dhe ‘shkelin’ sinjalizimin rrugor. Policia Rrugore ka proceduar administrativisht 117 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues automjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Njoftimi i Policisë.

Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masa administrative drejtues mjetesh për mosrespektim të së drejtës së kalimit të këmbësorëve në vija të bardha dhe për shkelje të sinjalizimit rrugor.

Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve nga shëbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve , në zona të ndryshme të kryeqytetit  me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve. Kontrrollet fokusohen në rrugën e ‘Durrësit’ dhe rrugën e ‘Elbasanit’ dhe disa segmente të tjera ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues automjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 22/06/2018 15:28

    O Rambo prandaj Nuk behem njeres ne se jan shofera și ty .more ku ka vija t bardha e ska semafor ți duhet t shikosh mire rrugen și shofer e duhet t jesh me 30 dhe Po t shikosh nje njeri n ane t Rruges q Nuk Esht fut n vija t bardha Po Esht găti Per t futur ți duhet t naflosh t kaloj njeriu Ok zoti dhjare

    Përgjigju
  • rambo: 22/06/2018 14:44

    po mir mo njerzit qe jane si dele nuk shohin fare futin koken ne b*the dhe hajde kalojme rrugen.vl te haje gjob shoferi .nje mjet mund te jet me 40 km ne ore esht vetem 1 meter larg vizave te bardha dhe at direkt hyn nje katunar te haje gjobe makina kshu thot shteti i lodhur. masa e gjobave duhet dhe per kembesoret qe jan me injorant se delet . vend i degjeneruar shikojn nje rregull jasht shtetit dhe hahde gjiba ketu. njerzit me kulture shohin nje here rrugen pastaj kalojne po ketu eshte vk

    Përgjigju
    • Shoku: 22/06/2018 15:35

      E ke gabim Rambo, ne momentin kur kembesori hyn te vizat e bardha duhet te ndalosh nuk ka rendesi ku e ka fut koken ai, tabela ta thote qarte po e di kodin rrugor qe eshte vendkalim kembesoresh, dhe sa per jashte shtetit nqs shtyp dike ne vizat e bardha ta hapin marmiten.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League