‘Nuk ua mora motrave tuaja’, Roza Lati sapo vërtetoi se ‘veshja nuk e bën priftin’ (Foto)

‘Nuk ua mora motrave tuaja’, Roza Lati sapo vërtetoi se ‘veshja nuk e bën priftin’ (Foto)

Moderatorja Roza Lati e veshur si murgeshë

Vetëm para dy ditësh moderatorja shqiptare postoi disa foto në rrjetet scoiale ku shihej e veshur si murgeshë. Roza Lati realizoi një puntatë të veçantë në emisionin e saj “Why not”, ku martoi (bëhet fjalë thjesht për një show) dy femra me një mashkull.

Mirëpo shumë shqiptarëve u bëri përshtypje fakti që Roza u shfaq e veshur si murgeshë, edhe pse realisht nuk është një e tillë. Madje kishte nga ata që dyshonin edhe në besimin e moderatores dhe e quanin ‘të pafe’. Sot Lati ka marrë iniciativën për të sqaruar të gjithë ‘moralistët’ e Instagramit, që e ‘kryqëzuan në komente’.

Postim i bërë nga Roza Lati 

Krahas një fotoje të postuar ku Roza shihet sërish e veshur si murgeshë ajo shkruan: “Qetesohuni popcorn-a qe plasni direkte! Veshja murgeshes, nuk u mor nga Kisha!!! Apo nga motrat tuaja! Veshjen e murgeshes e mora nga Teatri i Operas dhe Baletit! • KJO VESHJE MURGESHE ESHTE BERE QELLIMISHT PER SKENE!!! PER SHOË!!! Shume artiste para meje e kan veshur! E shume mbrapa do e veshin! Kaq fetare te medhenj ju o duar-ndyer nga pislliku qe peshtyni e lepini perdite... do kishit zene me gura cdo film e kenge e shfaqie ku kane luajtur nder vite personazhe si murgesha e prifterinj!!! Jeni qesharak me ofendimet qe i keni mesuar nga foleja qe jetoni. Sa keq me vjen per ju. Per veten me vjen mire. Sepse PO BEJ PASIONIN TIM!!!SHOW!”

Me anë të këtij statusi Roza Lati vërtetoi atë shprehjen popullore që mjaft mirë e dimë të gjithë: “Veshja nuk e bën priftin.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet Metës: Ishe nxitësi kryesor i djegies së mandateve, hodhe gurin e fshehe dorën! Pazarxhi, përballu me drejtësinë

Basha i përgjigjet Metës: Ishe nxitësi kryesor i djegies së mandateve, hodhe gurin e fshehe dorën! Pazarxhi, përballu me drejtësinë