Numri i ministrive u ul më 2017, por punonjësit në administratë ishin 14 mijë më shumë se më 2015

Numri i ministrive u ul më 2017, por punonjësit në administratë ishin 14 mijë më shumë se më 2015

Foto ilustruese

Numri i punonjësve në sektorin publik për të cilët janë paguar edhe sigurimet shoqërore ka arritur në 159,756 persona më 2017, niveli më i lartë që nga viti 2011.

Sipas të dhënave zyrtare nga statistikat e sigurimeve për vitin 2017 shihet se numri i punonjësve në sektorin publik është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Në vitin 2017 ishin punësuar mbi 14 mijë persona më shumë se në vitin 2015, kur qeverisja Rama nisi reformën për një administratë të vogël.

Numri i të punësuarve në vitin 2017 është zgjeruar me 9.6 për qind në raport me vitin 2015, teksa shihet se shtesa më e madhe ka ndodhur në vitin 2016 me rreth 9655 persona më shumë se në vitin 2015, teksa në vitin 2017 u shtuan 4300 persona ose 2.8 për qind.

Punësimi në shtet sipas analizave që kanë bërë institucionet financiare vitin e kaluar është nxitur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku zakonisht administrata publike pëson fryrje.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Kryeministri bëri një organizim të ri të sistemit të qeverisjes dhe mënyrës së organizimit funksional.

Në kudër të kësaj reforme numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë.

Mirëpo ulja e numrit të ministrive nuk është reflektuar në uljen e numrit të punonjësve të administratë, përkundrazi.
Sipas të dhënave të zyrtare të Departamentit Administratës publike si rezultat i miratimit të strukturave të reja vitin e kaluar rezultoi se numri i përgjithshëm i pozicioneve u shkurtua me 366 veta. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve shoqërore skemës i janë shtuar mbi 4300 kontribuues (punonjës të rinj) nga administrata publike. Monitor


Tabela me shifrat nder vite

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 26/06/2018 07:57

    Ulet numuri i Ministrive,prishen strukturat ekzistuese, per te pushuar kundershtaret politk.Rriten numri i punonjesve per te futur ne pune militantet e vet.Kjo praktike mjerane e ka bere qe administrata shteterore te shkoj ne kete derxhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit