Nusja më fatkeqe në botë, shfaqet në varrin e të fejuarit në ditën e dasmës

Nusja më fatkeqe në botë, shfaqet në varrin e të fejuarit në ditën e dasmës

Nusja Jessica në varirn e të fejuarit të saj

Ajo do të martohej me burrin e ëndrrave të saj, por një aksident automobilistik fatkeq ua preu planet në mes. Në foto shikoni një vajzë të veshur nuse, e mbështetur mbi një varr. Ajo është Jesicca, e cila është shfaqur në ditën e dasmës në varrin e të fejuarit të saj.

Jessica me fotografinë e të fejuarit të saj të ndjerë 

Dyshja kishin planifikuar të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë më datë 29 shtator, ditën kur u shkrep edhe kjo foto e trishtë. Zjarrëfikësi Kendall Murphy u godit tragjikisht nga një automjet nëntorin e shkuar dhe ndërroi jetë.

Jessica e trishtuar në ditën e dasmës

10 muaj më vonë, Jessica u shfaq në varrin e tij. “Dëshiroja të isha pranë tij atë ditë,”- është shprehur ajo. Fotoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, dhe Jessica ëhstë cilësuar si nusja më e trishtuar në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve