Nutricionistja Diola ushqen me gji foshnjen LIVE: Ka gra që kanë frikë se u varet gjoksi

Ka bërë një gjest aspak të zakontë për një transmetim të drejtpërdrejtë, nutricionistja e famshme Diola Dosti Baftiu. E ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Diola ka ushqyer gjatë bisedës live vajzën e saj vetëm 2 muajshme Gjurma, jo vetëm sepse foshnja po grindej ndërsa Diola fliste mbi dietat ushqimore, por edhe për të promovuar dhënien e gjirit.

Faleminderit për vlerësimin. Shoh komentet në FB, kur shoh nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe kanë atë merakun që do na prishet gjiri, apo thonë si e ushqen ti fëmijën në publik me gji. Mund të përdorësh një batanije e të mbulohesh por për mendimin tim kjo është gjëja më fantastike që mund të bësh. Dhe për më tepër, në momentin që ti je një nënë që punon, detyrimisht do të duhet ta marrësh fëmijën me vete. është dhe rasti i asaj deputetes në Parlamentin Europian dhe morri fëmijën me vete dhe për mendimin tim ka dhënë një mesazh fantastik. Ndoshta ajo ka qënë edhe si burim frymëzimi për mua që të mos kem turp në thonjëza se në fakt kjo nuk është aspak diçka e turpshme, por është diçka natyrale dhe që promovon gjidhënien sepse ka shumë gra që thonë nuk do ti jap fëmijës gji se do më varet gjoksi. Nuk kam kokrrën e turpit, e pranoj jam e pacipë fare dhe jam krenare që i jap fëmijës tim gji edhe në publik.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste

Të qënit nënë, aq më tepër e 3 vajzave nuk është aspak e lehtë, sidomos nëse të duhet të shkosh në punë çdo ditë. Gjatë bisedës, Diola tha se do ti bëjë kërkesë dekanit të fakultetit ku jep mësim që ta marrë vajzën me vete pasi të nisë leksionet në shtator.

Madje, duke qënë se filloj së shpejti të ligjëroj, pra të jap leksione në fakultet do ta marr Gjurmën me vete. Kam menduar ti bwj një kërkesë dekanit, dhe po e them publikisht, që do ti kërkoj të marr vajzën me vete sepse s'kam kujt t'ja lë, dhe pse t'ja lë kur ajo deri në 6 muaj duhet të pijë vetëm qumësht gjiri.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 25/07/2018 18:01

    Shume mire te gjitha moj zonje, po nje emer me te bukur vjazes? Gjurma? Hera e pare qe po degjoj te quhet nje njeri me kete fjale

    Përgjigju
  • Fatmirja: 25/07/2018 16:58

    Të lumtë Diola për këtë veprim në publik. Është koha , që ne shqiptarët të vetëdijësohemi si popull njëherë e përgjithmonë , se gjidhënia NUK ËSHTË TURP...! Është krenari të mbash një engjull që të jep ZOTI në krah dhe ta ushqesh me gji. Edhe unë jam nënë e një vajze tre vjeç e katër muajshe dhe i kam dhënë gji kudo kur vajza e ka pasur kohën për ta ushqyer , pavarësisht vendit ku isha, edhe pse shpesh jam paragjykuar nga të tjerët. E mira ime ka qenë që nuk merrem aspak me të tjerët, kështu që kam vazhduar dhe e kam ushqyer vajzën me gji deri në 3 vjet. Unë jam përkrahëse e femrave gjidhënëse... Le të vetëdijësohen edhe ata njerëz , që fatkeqësisht jetën e tyre nuk e kalojnë duke u kënaqur por duke i shikuar të tjerët, se çfarë po bëjnë, për t’i përgojuar më vonë...! Është koha t’i themi stop

    Përgjigju
  • Ana: 25/07/2018 11:02

    Brabo se tani ca spo na degjojn veshet qe na iku qumshti qe si ben mir e sve kile fmia.i japin qumesh pluhur vec qe te jen me rehat .un kam nje djal 11 vjec e kam lindur ne greqi dhe i kam chen gji 1 vit dhe kur shkoja te pediatri por kontroll cdo muaj me thoshte bravo se tani mezi i japin 1 jav.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës