Nutriticionistja Albana Daka: Stili i keq i jetesës po rrit numrin e sëmundjeve malinje

Nutriticionistja Albana Daka: Stili i keq i jetesës po rrit numrin e sëmundjeve malinje

Nutriticionistja Albana Daka në emisionin "Rreze Dielli"

Të ushqyerit është një prej temave më të diskutuara të ditës. Nuk janë të pakta rastet kur trupi ynë nuk reagon mirë ndaj ushqimeve që konsumojmë. Pikërisht për këtë çështje nutriticionistja Albana Daka e ftuar ditën e sotme në emisionin Rreze Dielli në Report Tv na dha më tepër këshilla dhe informacione.

Shpeshherë intoleranca ushqimore mund të ngatërrohet me alergjinë, por ato nuk janë e njëjta gjë, shprehet nutriticionistja Daka.

Intoleranca ushqimore ndryshon nga alergjia. Intoleranca ushqimore është akumulim i një pjese të ushqimeve që ne konsumojmë më shumë ose që organizmi nuk arrin ti tresë korrekt, ndërsa tek alergjitë kemi një pronlem të menjëhershëm.Alergjia shfaqet që në 5 minutat e para si një reagim i organizmit ndaj ushqimit të konsumuar . Ata që kanë alergji nuk duhet ta konsumojnë më asnjëherë atë ushqim. Intolerance ushqimore krijohet në mënyrë të fshehtë, nga mosgjendja e organizmit për ta tretur atë.

Nutriticionistja Albana Daka

Shenjat e inolerancës janë të ndyshme. Obeziteti apo pesha e vogël në krahasim me moshën, janë më të dukshmet. Të gjithë individët që ndiejnë problem në trupin e tyre duhet të kryejnë testin e intolerancës ushqimore

Testi i intolerancës bëhet tek personat që kanë problematika. Shtim ose ulje në peshë, dhimbje stomaku, problem me jashtëqitjen etj. Testi i parë bëhet me anë të një analize gjaku. Në fund të këtij testi që është për 51 grupe ushqimore kryesore , realizohet një regjim ushqimor i personalizuar për 3-6 muaj . Testi i dytë nutrigjenetik është më shumë informative, bëhet me anë të një tamponi me pështymë.ai ka në bazë gjenet tona dhe i shtohet memoria jonë ushqimore e deritanishme. Aty zbulojmë gjenet ushqimore si dhe marrim informacion të përgjithshëm.

Nutriticionistja Albana Daka

Nutriticionistja shprehet se në vendin tona ka një rritje të ekspertëve të ushqimit në kuadër të mjekësisë parandaluese, sepse nëse korrigjojmë ushqimin ushqimor, ne parandalojmë shumë sëmundje. 50% e sëmundjeve, shpreht Daka vijnë nga stili i keq i jetesës duke ia kaluar edhe trashëgimisë gjenetike. Nëse predispozitës gjenetike për tu sëmurur i servirim një stil jete të mirë, atëherë e zvogëlojmë shansin për tu sëmurur dhe anasjelltas.

Ajo që vihet re së fundmi janë edhe sëmundjet malinje të cilat sa vijnë dhe po prekin më shumë moshat e reja. Kjo gjë ndodh përgjithësisht për shkak të stilit të keq të jetesës shprehet pohon Daka

Masa malinje po shikojmë edhe tek fëmijët 4-5 muaj që vijnë nga stili i keq i nënës. Sëmundjet malinje janë shtuar shumë dhe kjo i dedikohet shumë problematikave ambientale dhe stilit të keq të jetesës. Ne ushqehemi me perime por nuk ia dimë origjinën. Këtu cdo gjë bëhet pa specialist dhe cdo gjë bëhet pa ekspertë. Duke qenë një një amulli ushqimore, stresi oriental, bëjnë që të ndikojnë duke shtuar sëmundjet malinje, por është rritur ndërgjegjësimii njerëzve për sa i përket ushqimit.

Nutriticionistja Albana Daka

Duke iu rikthyer sërish debatit të konsumit apo jo të tërshërës , nutriticionistja thotë se është i papranueshëm tek fëmijët, por mund të konsumohet nga personat që kanë problem me fryrjen dhe jashtëqitjen.

Ne jemi popullsi mesdhetare, që së pari nuk jemi kultivues të tërshërës, pra nuk jemi as përdorues të saj. Flora jonë bakteriale nuk ka mjaftueshëm enzima të tretura. Është pjesë e regjimeve ushqimore nordike të ftohta. Ne e aplikojmë tërshërën kryesisht në personat që kanë vështirësi në daljen jashtë, sepse tërshëra ka shumë fibra, duke i kthyer ushqimet nga shumë të forta në shumë të buta. Është e vërtetë që nuk kemi mjedisin e duhur në zorë për ta tretur. Nuk e japim këtë ushqim në ushqimet rutinë. Nuk është e drejtë që japim tërshërë tek fëmijët. Tërshëra kur shkon në zorrë nuk lejon përthithjen e elmetëve të tjerë, prandaj kur ne fëmijët i mësojmë me drithëra tërshërës i japim shumë vitamina. Tërshëra 100% tërshërë nuk jepet tek fëmijët sepse vetë fëmijët e kanë të shpeshtë diarrenë. Ata që mund ta konsumojnë tërshërën janë individët të cilët kanë probleme me jashtëqitjen. Tërshëra është një produkt që ndihmon për të dalë jashtë më shpesh.

Nutriticionistja Albana Daka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot