POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nxënësit evropianë më të angazhuar sesa ata amerikanë, mësojnë më shumë gjuhë, ja arsyeja

Foto ilustruese

Në një studim të ri nxënësit evropianë po mësojnë më shumë gjuhë sesa nxënësit amerikanë.

Sipas hulumtimeve 92% e nxënësve të shkollave fillore në  Evropë e dinë edhe një gjuhë të dytë, ndërsa të tillë janë vetëm 20% e nxënësve në Shtetet e Bashkuara.

Arsye për këtë arritje është sistemi i arsimit në Evropë ku nxënësve u kërkohet të mësojnë së paku një gjuhë jasht gjuhës amëtare. Ky sistem nuk praktikohet në Amerikë.
Në 29 shtete evropiane ku u bë hulumtimi, 24 prej tyre kishin lëndë për gjuhë të huaja me norma të mësimit së paku 80%.

Nga hulumtimi bëhet i ditur se vendet me normë 100% të mësimit janë Lihtenshtajni, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Austria, Romania dhe Franca.

Përsa i përket SHBA-së vetëm dhjetë shtete kanë lëndë për gjuhë të huaja në shkollat e mesme.

a.de.
Komento

Komente

  • Ela: 09/08/2018 12:47

    Mesimi i gjuheve te huaj nuk eshte e domisdoshme ne Amerike. . Nxenesit zgjedhin se cfare gjuhe te huaj dhe nuk eshte futur ne lendet qe duhet te kaloj e testin. Bota duhet te mesoje English , amerikanet e dine gjuhen e vet.

    Përgjigju