Nxënësit i kërkojnë kompjuter, Veliaj: Do ua blej me lekët e gjobës së dy dhunuesve të PD

Nxënësit i kërkojnë kompjuter, Veliaj: Do ua blej me lekët e gjobës së dy dhunuesve të PD

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me Këshillin e Fëmijëve

Disa ditë më parë gjatë takimit që zhvilloi me Këshillin e Fëmijëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u njoh edhe me dëshirën e Sigi Mirës, nxënëse në shkollën “Ramazan Jarani”, për të pasur një kompjuter për kabinetin e informatikës. Ndërkohë që pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës fitoi gjyqin me eksponentin e Partisë Demokratike nga Mamurrasi, Oleg Gora, i cili tentoi ta qëlloi me vezë teksa hynte në një takim me artistët.

Ndaj ashtu si edhe në rastin e disa javëve më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës zgjodhi që me lekët e fituara nga ky gjyq t'i vijë në ndihmë nxënësve të shkollës “Ramazan Jarani” me një kompjuter, duke plotësuar kështu edhe kërkesën e Sigit. Lajmin e bëri të ditur vet kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Sigi Mira nga shkolla Ramazan Jarani më tregoi se ju duhet një kompjuter në shkollë për informatikën. Kam vendosur ta dhuroj aty kompjuterin me paratë e gjyqit me vezët e mamurrasit, që Shqipëria të ketë më shumë Sigi e më pak omletë SHQUPi.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Ndërkohë që më herët kryetari i Bashkisë së Tiranës duke komentuar vendimin e gjyqit, u shpreh se kjo ishte një tjetër dëshmi se puna e mund gjithmonë dhunën.

“Qyteti 1 - 0 Shpella. Një parti që ka hurin, zjarrin e vezën si alternativë dhe që importon rrugaçë shëtitës për të bllokuar Lodrat, Pazarin, Bulevardin, Unazën e Teatrin nuk do ketë kurrë shans ta zaptojë me Tiranën europiane! Puna e mund dhunën!”, shkroi kryebashkiaku Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës