Nxori gazetaret nga 'Ekonomia', deputetët 'gozhdojnë' Braçen: S'duhet ta bëje, kërko falje

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe është vënë në qendër të kritikave nga deputetët e opozitës, pasi një ditë më parë nxori nga komisioni dy gazetaret Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço.

Në nisje të mbledhjes ditën e sotme, deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Florjon Mima iu drejtuan socialistit se veprimi i tij dje ishte i papranueshëm për një njeri i cili ka punuar vetë si gazetar. Por kreu i 'Ekonomisë' ka këmbëngulur se dy gazetaret,kanë thyer rregulloren.

Ju i kuptoni më mirë vështirësitë e tyre, dhe për më tepër që ishin dy zonja. S'është normale që ndjekin punimet e këtij komisioni të nxirren jashtë. Të dyja nuk e mbulojnë PD-në, asnjëra prej tyre nuk mbulon PD-në. Nuk më duket një akt normal dhe besoj se kam edhe mirëkuptimin tuaj për faktin se zonjat që mbulojnë Ekonominë kanë një sjellje profesionale, janë treguar korrekte dhe nuk kemi pasur problematika në këtë komision.

Jorida Tabaku, deputete e PD

Ju nuk e dini çfarë ka ndodhur. Nuk e teproj asnjëherë po të respektoj rregulloren (lexon rregulloren e komisioneve parlamentare). Ato kanë bërë shumë më tepër se kaq.

Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë


Mediave sot iu detyrohesh një falje. ne këtu na ka sjellë populli edhe kur zihemi, edhe kur pajtohemi, janë ato vajzat që ke nxjerrë jashtë dje që e bëjnë këtë me integritet pa mbajtur krahun e askujt. Po të mos ishin ato ne s'do mësonim për 5 mln eurot e Habiljave që ia taksin ministrit të Brendshëm, s'do dinim gjë për 20 mln eurot që i duheshin ministrit në një qark dhe po të mos ishin ato s'do e dinim që Nazer Seiti është arratis brenda natës me bashkëpunimin e qeverisë. Ne nga mediat i kemi mësuiar të gjitha, edhe që vëllai i ministrit aktual është i dënuar. Ne të gjithë iu detyrohemi mediave.

Florjon Mima, deputet i PD

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, pas debateve me deputetin e PD-së, Flamur Noka një ditë më parë iu hakërrye gazetarëve, madje duke i nxjerrë nga salla dhe bllokuar mundësinë që ata të ndjekin punimet e këtij komisioni dhe më pas ta raportojnë e transmetojnë për publikun. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Nxori jashtë gazetaret, reagon Braçe: Nuk kërkoj ndjesë, të ma kërkojë kush të dojë

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar pas debatit që bëri me gazetarët në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës i kërkuan Braçes t’iu kërkojë ndjesë gazetarëve, por në reagimin e tij ligjvënësi i majtë shprehet se nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt.

Deputeti shkruan se do të zbatojë rregulloren e Kuvendit dhe do të garantojë solemnitetin e institucionit ku punon. Braçe është vënë në qendër të vëmendjes prej ditës së djeshme, kur nxori nga mbledhja e komisionit dy gazetaret Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço.

Reagimi i Braçes:
Nuk i kerkoj ndjese kerkujt kur; zbatoj rregulloren e Kuvendit dhe garantoj solemnitetin e institucionit ku punoj. Ta kerkoj kush te doje, nga gazetarja ne fjale, partia e saj, fytyra femerore (?!!!) e njeheresh mashkullore me e korruptuar e Kuvendit apo rrugaci me para shume! Kjo eshte Rregullore per Akreditimin, Akomodimin dhe Orientimin e masmediave prane Kuvendit te Shqiperise.

Eshte miratuar e pranuar me e nga keta gazetare. Nese ndonjeri apo ndonjera nder ta nuk do ta zbatoje, atehere e zbatoj une. Perseri!

Ora 10:39
'Dëgjo deputetët kur flasin, mos lexo gazetën'/Braçe-demokratit: Dil përjashta (VIDEO)

Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate edhe ditën e sotme. Deputeti i PS është kritikuar nga përfaqësuesit e opozitës për shkak të ngjarjes së një dite më parë kur nxori jashtë Komisionit dy gazetare, pasi sipas tij thyen rregulloren.

Ndërsa deputetët demokratë, Agron Shehaj dhe Aldo Bumçi i janë rikthyer edhe njëherë çështjes "Xhafaj" duke akuzuar maxhorancën se po mbron vëllanë e ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge.

Teksa Bumçi fliste, kreu i komisionit, Erion Braçe po shfletonte një gazetë. Kjo gjë s'është pritur mirë nga Agron Shehaj i cili i është drejtuar Braçes që të dëgjojë deputetët.

Por kjo gjë e ka acaruar Braçen i cili i ka kërkuar Shehajt të dalë jashtë, ndërsa ka ndërprerë punimet e komisionit, duke nxjerrë jashtë edhe mediat.

Aldo Bumçi: Unë besoj se duket parë humbjet e mëdha që po ndodhin në ekonominë shqiptare, ky komision duhet t'i ksihte dedikuar jo një seancë por disa seanca...

Agron Shehaj- Braçes: Mos lexo gazetën, por dëgjo deputetët kur flasin. (Flet sërish por nuk dëgjohet).

Erion Braçe: Ndërpritet mbledhja. Ky zotëri del përjashta.

Aldo Bumçi: A mund ta dimë arsyen? Cila është arsyeja se ky është parlament.

Erion Braçe: S'lejoj fyerje...

Jorida Tabaku: Zotëria të tha të kesh vëmendjen se po flasin deputetët.

Erion Braçe: Të të vijë turp!

Jorida Tabaku: Për çfarë të më vijë turp?

Erion Braçe: Për atë që dëgjove...të të vijë...

Jorida Tabaku: Ai të tha mos lexo gazetën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur