Nxorri gishtin e mesit në mes të ceremonisë, Robbie Williams tregon arsyen e gjestit: Isha nën presion

Nxorri gishtin e mesit në mes të ceremonisë, Robbie Williams tregon arsyen e gjestit: Isha nën presion

Këngëtari Robbie Williams

Këngëtari Robbie Williams prodhoi padyshim lajm gjatë performancës së tij në ceremoninë e hapjes së kampionatit botëror në Rusi.

Gjatë kohës që ishte duke performuar, Williams tregoi para kamerës gishtin e mesit, veprim që u komentua gjerësisht në të gjitha mediat si një ofendim ndaj të pranishmëve dhe miliona shikuesve të tjerë nëpër botë.

Një javë më vonë, këngëtari ka treguar arsyet që e shtynë të bënte këtë veprim. Ai ka treguar se ka qenë nën presion prandaj ka reaguar në atë mënyrë.

 “Isha nën presion të madh, sepse kishin mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen dhe kështu vendosa të bëja gjestin me gisht. Nuk ishte me plan. Plani ishte që të këndoja në sinkron dhe të mos rrëzohesha nga skena”, u shpreh këngëtari i njohur, shkruan “The independent”.                                                                    

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve