“Nxorri një palë brekë”, Bleona tregon momentin e sikletshëm: O legen, hajde këtu

“Nxorri një palë brekë”, Bleona tregon momentin e sikletshëm: O legen, hajde këtu

Bleona Qereti

Këngëtarët shqiptarë hasin me të vërtetë në shumë vështirësi për t'u likujduar me pagesën në koncertet jashtë vendit, dhe këtë gjë e ka vërtetuar Bleona Qereti. Ylli shqiptar e cila e ka vazhduar karrierën e saj ën Amerikë, në një intervistë për “Ëhy not”, tregoi se mbyllet gjithmonë në banjë dhe nuk del nga aty pa marrë lekët e koncertit.

Por pikërisht në lidhje me këtë gjë, Qereti tregoi se në një rast ajo kishte ndihmuar edhe Mariza Ikonomin, por kjo e fundit e kishte nxjerrë blof. “Mariza nuk dëgjoi dhe doli në skenë ndërkohë që njerëzit brohorisnin tjetër emër dhe të nesërmen në mëngjes, kur koncerti kishte mbaroi, çdo gjë ishte në rregull dhe të gjithë ishim të kënaqur. Çohem në mëngjes për të pirë kafe dhe shoh Marizën aty. I them, 'Si kaluat mbrëmë? U kënaqët? U lodhët?' Mirë më thotë mua, po ju i morët lekët?

 I them, 'Urdhëro? Normalisht që i morëm lekët, ne lekët i marrim të para, çfarë është ky muhabet'. Dhe më thotë, 'Ai më tha mua që do ti jap në Tiranë, do ia jap një kushëririt tënd dhe duhet ta pres dy javë'. I thashë unë, 'Mariza, je në terezi? Nëse të ka thënë që i merr për dy javë, ti punën e ke bërë dhe s'ke për ti parë ato lekët kurrë.'

Dhe i them atij, 'O legen, hajde këtu. Si është e mundur që kësaj nuk ia ke dhënë lekët?' Ai, 'Po jo, çke jam marrë vesh me Marizën.' I thashë, 'Jo ti nuk je marrë vesh me Marizën, ne nuk ikim sot pa ia marrë lekët kësaj gocës', se mua më erdhi keq me thënë të drejtën. Dhe i thashë atij, 'Ne jo që nuk ikim, le ta humbim biletën e avionit e të gjitha, por ti do kesh problem shumë të madh nëse nuk ia jep lekët kësaj gocës.' I them asaj, 'Mariza, nxirre biletën ti shohim kur i kemi'.

Ajo dridhej se situata ishte shumë e tensionuar, unë i bërtisja atij dhe nxjerr ajo një palë brekë e thotë, një sekondë se nuk po i gjej. Gjithë atë seriozitetin dhe kërcënimin tim e zhbëri për 2 minuta. Kam idenë që ai ia dha lekët, ne e humbëm avionin, por këto janë histori të bukura që më bëjnë për të qeshur,”- tregon Bleona duke qeshur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 30/12/2018 21:11

    Hallall, goc garipe. U zbukurofsh për dit o femër yll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët