Nxorrën jashtë bankat e klasave/ Policia e Shtetit thirrje studentëve: Do merren masa, po cënoni procesin mësimor  

Nxorrën jashtë bankat e klasave/ Policia e Shtetit thirrje studentëve: Do merren masa, po cënoni procesin mësimor  

Studentët gjatë nxjerrjes se bankave ne korridorin e fakultetit

Pasi veprimit të ditës së sotme nga disa studentë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë që këtë të mërkurë ndryshe nga ditët e tjera bojkotuan procesin mësimor në një formë të re duke nxjerrë në korridorin e univeristetit bankat e të gjithë klasave ka ardhur dhe reagimi i Policisë së shtetit.

Përmes një njoftimi të saj, policia e shtetit bën me dije se do të merren masa ndaj atyre personave që kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të palishme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke mohuar dhe penguar të drejtën e studentëve për të studiuar. Teksa e cilëson veprimtarinë e tyre në shkelje të hapur ligjore, policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë shkelje të tilla ligjore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar. Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.

Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 10/01/2019 13:03

    KETA SHAN STUDENT KETA JA ELEMENT KRIMINAL TE PAGUAR NGA LSI DHE PD PER TE BERE PRESION STUDENTEVE POLICIA TE VEPRIOJ ME FORCEN E LIGJIT KETA ZAGARET KUJTONIN SE DO ÇOHESH POPULLI DHE TANI QE POPULLI U VURI TENEQEN BEJN KETO VEPRIME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast