'O martohu me mua, ose do të vras'/Zbardhet debati mes Xhaferr Matës dhe Xhuljeta Çunit para krimit

Para se të vriste Xhuljeta Çunin, 31-vjeçari Xhaferr Mata ka debatuar disa herë me ish-të dashurën e tij. Burime nga Policia thanë për Report TV se Xhaferr Mata pas disa kërcënimeve rresht i ka thënë 19-vjeçares “ose të martohej me të, ose do ta vriste”.

Të njëjtën frazë ia ka përsëritur edhe mëngjesin e së premtes, por Xhuljeta Çuni i ka thënë që ta lërë të qetë. Në këtë moment 19-vjeçarja ka parë pistoletën në dorën e Xhaferr Matës dhe ka ikur me vrap, por 31-vjeçari e ka arritur, duke e qëlluar dy herë.

Ndërkohë zbardhet edhe dëshmia e personit të fundit që ka komunikuar me 31-vjeçarin Xhaferr Mata, pasi ai kishte vrarë ish-të dashurën Xhuljeta Çunin. Një kalimtare e rastit që ka folur me Xhaferr Matën ka thënë në Polici, se 31-vjeçari po qante dhe ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

“E pashë duke qarë dhe disa herë vendosi pistoletën në kokë dhe nuk qëlloi. I thashë pse e vrave dhe tha vetëm që “Më shkatërroi familjen”. Në ato moment nuk mund t'i thoja mos vrit veten, pasi ai sapo kishte qëlluar një vajzë të re. Në zonë kam dëgjuar se e kishte shqetësuar shpesh atë vajzën”.

Ka thënë kalimtarja para oficerëve të policisë

Familja e Xhaferr Matës janë të njohura për Policinë. Taip Mata, babai i Xhaferr Matës dhe çlirrim Mata vëllai, janë konfliktuar disa herë me Policinë, por edhe me persona të tjera.

Në 2012 Tapi e Çlirim Mata kanë dhunuar një punonjës Policie, pasi ata nuk i ndaluan postobllokut të policisë dhe u vënë në ndjekje nga oficeri. Më vonë Çlirim Mata është proceduar edhe për një sherr që ka bërë me një person tjetër. Ndërkohë që në zonë, banorët e njohin familjen Mata si problematike dhe që ka bërë disa sherre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matjani: 10/06/2018 16:03

    Sdurohet me tlon burrelsja te ishte naj tironce me origjin te larget Iranin hajde de lol

    Përgjigju
  • Ilo: 10/06/2018 15:47

    Nuk eshte problemi per "psikopatet" qe paska shoqera shqiptare sepse ata i kemi me shumice ne parlament dhe ne partite politike ku thuajse te gjithe kryetaret e politikes flasin vetem per lufte ,lufte korrupsionit,droges, lufte dhe cizme "psikopatit" Rama dhe e kane kthyer shoqerine shqiptare ne nje municion eksplosiv i gatshem per te shperthyer ne cdo moment kane rrenuar vlerat e familjes dhe shoqerise kur fjala qe degjon rendom nga 11 vjecaret eshte "me rob shpie" ketu kemi deshtuar si shoqeri sepse kjo politike kriminale krahas gjithckaje tjeter qe ka shkatrruar keto 28 vite shkatrroi dhe familjen dhe edukimin e femijve e c'mund te presesh kur te rriten prej tyre.

    Përgjigju
  • Iliri: 10/06/2018 15:27

    Shoqerija shqiptare ka shume psikopat sot,te kete kujdes me psikopatet shqipetare: ata te sherohen aresimohen me pare e pastaj te lehen ne shoqerine tone te jetojne te lire

    Përgjigju
  • Albani: 10/06/2018 15:22

    Nuk eshte pasion i ketij djaloshi por krim.Edhepse policija e kishte kete rast ne duare te veta e shkeli me du kembe,ky rast eshte neglizhence e policise qe nuk e mori djaloshin ne burg per kercim me vdekje.Shteti shqipetare te sjelle ligje ne Kuvend per denim maksimal ketij lloji te pskopateve.

    Përgjigju
  • populli: 10/06/2018 13:51

    beni mire keto lajme mose i jepni care kujtoni ju se ne evrope nuke ndothin keto mjafte se po ndikoni pere keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale