POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘O sa mirë me qenë shqiptar’/ ‘Tifozat Kuq e Zi’ festojnë 15-vjetorin me këngë e valle / VD

Mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ u festua 15-vjetori i krijimit të tifogrupit më të madh të kombëtares ‘Tifozëve Kuqezi’. Mbrëmja ishte e mbushur me muzikë, hare, valle shqiptare dhe çmime. Në aktivitet morën pjesë anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, njerëz të medias dhe figura të njohura të sportit.

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është nderuar me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”, që është slogani i tifogrupit. Po kush janë Tifozët Kuq e Zi? ‘TKZ’ u krijua në dhjetor të 2003 nga përfaqësues të diasporës shqiptare anë e mban botës me një qëllim; mbështetje ndaj kombëtares së futbollit dhe Jo vetëm saj.

‘TKZ’ ka marr pjesë dhe në shumë sfida në mbështetje të kuqezinjve në dëborë dhe shi, brenda dhe jashtë fushe me qëllim ndërgjegjësimin e kombit, ngritjen lart të figurës së shqiptarëve në sport e kulturë.

d.ba./r.k.
Komento