OBSH jep alarmin: Frikë nga shpërthimi i Ebolas, përgatituni për më të keqen

OBSH jep alarmin: Frikë nga shpërthimi i Ebolas, përgatituni për më të keqen

Organizata Botërore e Shëndetësisë po përgatit për “skenarin më të keq” pas shpërthimit të Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.

Peter Salama, zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten në Gjenevë se do të jetë e vështirë dhe e kushtueshme t’i shpëtojmë këtij shpërthimi.

Gjatë 5 javëve të fundit janë raportuar 34 raste të infektuar me virusin Ebola. Nga këta, 2 janë konfirmuar nëpërmjet testeve laboratorike, 14 dyshohen dhe 18 të tjerë thuhet se kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Tre nga pacientët janë punonjës të shëndetësisë.

“Numri i rasteve të konfirmuara dhe dyshuese është i konsiderueshëm, prandaj jemi shumë të shqetësuar dhe po përgatitemi për të gjitha skenarët, edhe për më të keqen”,deklaroi Salama.

Sëmundja ebola, që kryesisht prek njerëzit dhe gjitarët si majmuni dhe shimpanzeja, shkaktohet nga 1 nga 5 viruset e Ebolas. Gati 50% e personave të infektuar me këtë virus kanë vdekur.

Të gjitha shpresat për ta frenuar pjesën tjetër të virusit, janë tani tek një vaksinë, e cila ende nuk është miratuar për përdorim.

OBSH shpreson se një vaksinë e krijuar nga firma farmaceutike Merck mund të lejohet që të hidhet në qarkullim brenda pak ditësh. Kjo vaksinë konsiderohet si shumë efektive, por ende nuk është licencuar. Përveç kësaj, ajo duhet të ruhet në temperatura minus 60 deri në minus 80 gradë celsius.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur