Ofendoi dhe plagosi policen në kufi, këngëtarja shqiptare përfundon në gjykatë

Ofendoi dhe plagosi policen në kufi, këngëtarja shqiptare përfundon në gjykatë

Morena Taraku

Këngëtarja shqiptare Morena Taraku po përballet në Gjykatë me akuzën "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare". Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Morena Taraku më 17 maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit ka fyer rëndë dhe ka tentuar të pengojë Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në dokumentin zyrtar thuhet se këngëtarja e ka akuzuar dhe e ka shtyrë policen, duke e lënduar në gishtin e parë të dorës së djathtë.

Mediet kosovare shkruajnë se të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut. Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Gjykatësi i rastit Shabi Idrizi e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe avokaten e saj Fehmije Gashi, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.

Aktakuza e ngritur ndaj Morena Tarakut 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët