Olta Xhaçka s’ia ndan sytë ministres Gjonaj, Hyseni i ’hap’ arkivat Vasilika Hysit/ Pikante nga Kuvendi (Foto)

Olta Xhaçka s’ia ndan sytë ministres Gjonaj, Hyseni i ’hap’ arkivat Vasilika Hysit/ Pikante nga Kuvendi (Foto)

Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj

Ditën e sotme deputetët e Republikës së Shqipërisë janë mbledhur sërish për të zhvilluar seancën plenare, por edhe kësaj here në mungesë të opozitës.

Fotografi Agim Rama ka shkrepur disa momente shumë interesante nga seanca.

 

Në njërën prej fotove duken dy ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, të cilët po flasin me njëri-tjetrin duke shkëmbyer edhe të qeshura. Të shoqëruara me njëra-tjetrën janë edhe dy ministret Olta Xhaçka dhe Etilda Gjoni, të cilat ndryshe nga ministrat janë më serioze në fytyrë.

Por fotoja më pikante e ditës është ajo mes dy deputetëve Alket Hyseni dhe Vasilika Hysi. Në foto duket Hyseni, i cili i tregon në celularin e tij, një foto të Vasilikës.

Të qeshura me Gjiknurin ka shkëmbyer edhe kryeparlamentari Ruçi dhe kryeministri Rama. Në tërësi, në fotot e shkrepura socialistët janë shfaqur të qeshur dhe pa tension, ndoshta kjo edhe nga mungesa e opozitës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv