Operacion i madh antidrogë në Portugali, kapen 840 kg kokainë, po transportohej me jaht

Operacion i madh antidrogë në Portugali, kapen 840 kg kokainë, po transportohej me jaht

Lëndë narkotike kokainë (foto ilustruese)

Policia portugeze ka sekuestruar mbrëmjen e kaluar 840 kg kokainë e cila u gjet e fshehur në një jaht me flamur francez, në portin e ishullit Faial në Atlantik. Dy meshkuj dhe dy femra, të cilët ishin në jaht, janë të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Karaibet në Evropë dhe u arrestuan. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga policia portugeze të cilët vijojnë hetimet për identifikimin e rrjetit të grupit kriminal. 

Ishulli Faial në Atlantik ku u zbulua ngarkesa e kokainës

Lënda narkotike vinte nga Karaibet dhe kishte për destinacion Europën. Vlera e drogës në treg do kapte shifrën e 36 mln euro. Operacionet antidrogë janë të zakonshme në Portugali, si portë hyrëse nga deti në tregun europian. Sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Portugali është tetë ton në vitin 2006. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon