300 kg kokainë nga Ekuadori në Europë, 'truri' i grupit kriminal të kokainës dy grekë dhe një shqiptar

300 kg kokainë nga Ekuadori në Europë, 'truri' i grupit kriminal të kokainës dy grekë dhe një shqiptar

Droga e kapur nga anija

GREQI- Policia greke në bashkëpunim me D.E.A-n amerikane ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me transportin e kokainës nga Ekuadori drejt Europës.  

Mësohet se autoritetet greke kapën një varkë me 300 kg kokainë në bord, e cila ishte nisur nga Ekuadori, kishte kaluar në Australi dhe kishte si destinacion Europën, nga e cila do të kalonte përmes Greqisë.  

Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar dy grekë dhe një shqiptar, të cilët cilësoheshin si "truri i bandës" dhe gjashtë persona në Ekuador. 

Njëri prej grekëve është pronari i një kafeneje dhe tjetri merrej me shitje automjetesh, ndërsa shqiptari vepronte me emrin Elias.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë