Operacionet e fundit kundër krimit, policia merr vlerësime në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit

Operacionet e fundit kundër krimit, policia merr vlerësime në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit

Ardi Veliu në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai

Një delegacion i Policisë shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues Andi Likaj, marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai.

Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht me Delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga Ahmed Nasser Al-Raisi. Më pas një takim të vecantë me Zv/Presidentin e Interpolit Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me Drejtorin Wayne H. Salzgaber, me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës

Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri, si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.

Veliu, gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo çertifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.

Asambleja e Pergjithshme të Interpolit ështe eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 ministra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte

Sulmet e Metës, Rama: Nuk komentoj ata që kanë çështje të hapur, SPAK të vazhdojë drejt! Ka mbështetjen time pa kushte