Operacioni “SHEFI”/ Ja si DIA italiane ndjek dhe fotografon bandën shqiptare në Bari

Gjurmim në kalçeto, vende ku shkëmbehej droga,ndjekje e fotografim në rrugë dhe deri tek përgjimi i komunikimeve telefonike mes anëtarëve të dy organizatave të trafikut të drogës, kanë sjellë shkatërimin e një linje të trafikimit të kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Grupi hetimor u drejtua nga kolonel Massimiliano Occhiogrosso, komandanti i DIA-s për Barin. Bëhet fjalë për dy grupe kriminale që janë mbajtur në vëzhgim nga policia shqiptare dhe ajo italiane, ku gjatë kësaj kohe janë goditur plot 7 herë, dhe se në total u është sekuestruar rreth 2.5 tonë drogë që sipas përllogaritjeve të tregut kap vlerën 15 milion euro.


(Mariglen Shusha duke dalë nga shtëpia-bazë ku mbante drogën, në Bari, në rrugën Petroni 87/R)


(Mariglen Shusha duke biseduar me bashkëpunëtorët në Bari)

Farhat Ajdini (anash majtas) dhe Ernest Peza (anash djathtas)

Ndërkohë në pranga kanë rënë 43 persona, mes tyre 21 shqiptarë. Organizata kriminale me shtrirje në Shqipëri dhe Itali, ishte e ndarë në dy grupe, ku shqiptarët që drejtoheshin nga Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini, ishin ata që do të dërgonin sasinë e drogës, ndërsa italianët dhe një grup shqiptarësh që drejtoheshin nga Mariglen Shusha, ishin ata që prisnin sasinë e drogës. Mariglen Shusha konsiderohet nga hetuesit italianë si koka e grupit

Si nisi hetimi që zbuloi dy organizata
Në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë Italiane, të cilën “Shqiptarja.com” e disponon, thuhet se hetimi filloi pas një informacioni të deleguar në datën 5 prill 2016, me ana të së cilit kërkohej verifikimi i trafikantëve shqiptarë, të cilët mbaheshin si furnizues të organizatave kriminale që punonin në veri të Barit. Aktiviteti i bërë nga hetuesit e DIA lejonte gjetjen e disa qytetarëve shqiptarë banues në Gravina në Puglia, që merreshin me trafik droge, në kontakt me të tjerë trafikantë, ndër të cilët Mariglen Shusha, banues në rajon, i mbajtur si kryetar i një organizate kriminale me bazë logjistike në Bari, e cila merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.


(​​​​Andi Peshku dhe Marlin Aliaj survejohen nga policia edhe kur luajnë kalçeto)

Bisedat e koduara “më sillë 20 birra”
Gjatë hetimeve të kryera është konstatuar se thuajse të gjithë anëtarët e grupit, flisnin me fjalë të koduara. Mirëpo analizimi dhe interpretimi i kujdesshëm i hetuesve italianë lejonte verifikimin e bërë nëpërmjet aktiviteteve dinamike, të cilat lejonin arritjen, në disa raste në sekuestrimin e lëndës narkotike, subjekt i bisedave të kriptuara. Në detaj, lënda narkotike ishte, shumë herë, e përmendur në biseda si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave. Me këtë rast, në mënyrë të thjeshtëzuar faktet kanë çuar në sekuestrimin e lëndës narkotike të thirur me termin “shezllone” e “skeleri”. Ndërsa paratë ndikoheshin me terminologji tjetër, si për shembull: “dokumente”, ose në mënyrë të qartë me termat: “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”, “sa orë punë keni bërë 30?”, “pesë punëtorë”, “më duhen paratë e janë 13 ditë punë!”, “mik, unë paratë nuk t’i mohoj, mund të vonoj me ditë”. Për sa i përket sasisë: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do?  Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “dhjetë persona”, “10 mijë”, “20 birra” e me çmimin: “me një mijë”, “është 1,4”, “45”.


(Faksimile nga dosja operacioni "Shefi")

Organizata e parë
Organizata e parë përfaqësohej nga një qytetar i vetëm shqiptar, rreth të cilit sillen shtetas nga Bari, që përbëjnë një grup stabël, e shumë persona të tjerë që bëjnë biseda për drogën. Mariglen Shusha është furnizues stabël që në kontakt me një organizatë kriminale që punon në tokën shqiptare, mund të mbështetet te Gaetano Monacelli e Vito Pinto për të organizuar e koordinuar dorëzimet, për t’i shpërndarë në lokalitete të ndryshme të territorit kombëtar. Gaetano Monacelli e Vito Pinto janë të impenjuar në disa dorëzime të tjera të bëra në qytetin e Barit, duke u mbështetur te familjarët e tyre për të ruajtur lëndën narkotike në një depozitë të përcaktuar në një shtëpi në lagjen “Carrassi” në Bari, e frekuentuar nga Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio. Këta të fundit janë përgjegjës për lëndën narkotike të ruajtur në banesën e tyre dhe prezenca e tyre është e domosdoshme për pjesëmarrësit e shoqatës për të tërhequr lëndën narkotike e për ta hedhur në treg.


(Andi Peshku dhe Marlin Aliaj duke dalë nga klubi me qeset e drogës në dorë)
Annarita Monacelli e Gaetano Fraddosio nuk kufizohen vetëm për ruajtjen e lëndës narkotike, por mundësojnë dhe bërjen e disa dorëzimeve në favor të blerësve të vendit e të provincës. Edhe gratë mbulojnë një rol të rëndësishëm në organizatë, në të cilën janë të vetëdijshme për pjesëmarrje. Giovanna Cardinale bashkëjetuese e Gaetano Monacelli dhe Rita Farruga bashkëshorte e Vito Pinto pjesëmarrëse në disa dorëzime e, në disa raste, sigurojnë mundësinë e kontakteve mes grupit nëpërmjet kontakteve direkte e vizive me Mariglen Shusha. Vito Serini është elementi që bën ndërlidhësin mes Mariglen Shusha dhe dyshes Gaetano Monacelli dhe Vito Pinto, si qëllim aktualizimin e marrjes së lëndës narkotike me prejardhje nga Shqipëria. Vito Serini është i impenjuar edhe në disa dorëzime droge të marra nga depoja e organizatës.

SHQIPTARET
Organizata e dytë është e ndërtuar nga qytetarë shqiptarë të vendosur në jug të Barit, në gjendje të organizojnë marrjen e sasive të mëdha të lëndës narkotike të llojit marijuana e sekuestruar më 21 dhjetor 2016. Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini janë furnizuesit stabël e organizatorët e organizatës. Të njëjtët, merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike duke u mbështetur në bashkëpunimin e çmuar të vëllezërve Ergent e Hamid Seferi, fëmijët e Fiqiret Seferit, që për llogari të organizatës, punonin për të rikuperuar paratë me prejardhje aktivitetin e paligjshëm me qëllim trafikun e drogës, rrethanë që tregonte interesa të përbashkëta dhe të mbështetjes së një lidhjeje të shenjtë me karakter lidhje mes tyre. Gjithashtu dy vëllezërit punonin për të organizuar furnizimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike. Samuel Muça mbulonte një rol të rëndësishëm në organizatë për besimin e dhënë me të drejtë, për detyrat delikate të bëra e duke iu referuar në veçanti ruajtjes së lëndës narkotike që është sekuestruar në episodin e datës 5 shtator 2016. Në ngarkim të tij vihet edhe vlerësimi komplesiv i sjelljes, nga i njëjti referuar dhe dorëzimeve të tjera të bëra për llogari të shoqatës kriminale. Ndërkohë që Diana Laura Pop, rezulton të jetë e vetmja grua në grup, në dispozicion të të njëjtit për llogari të të cilit vë në dispozicion banesën e saj për ruajtjen e lëndës narkotike, e cila gjendet e sekuestrohet në datën 5 shtator 2016.

Del qartë ndërgjegjshmëria e gruas si pjesëmarrëse në organizatën kriminale. Në fakt, kjo duket sikur është ruajtësja e rastit për lëndën narkotike të organizatës e përbërë nga shtetas shqiptarë, rezulton e interesuar në mënyrë të qartë për rikuperimin e parave nga blerësit kalabrezë që e njohin nga disa transferime të bëra në atë rajon së bashku me të dashurin e saj Samuel Muça. Edhe pas arrestimit të bërë më 5 shtator 2016 e lirimit pas disa ditëve pas disa deklaratave false të dhëna për GIP nga i dashuri i saj Samuel Muça, në të ardhmen vazhdon aktivitetin kriminal duke u preokupuar që të gjejë dokumente false tek i njëjti Samuel Muça si qëllim mundësimin e ikjes nga shteti italian. Ndërsa Ernest Peza është pjesëmarrës në organizatën kriminale dhe në shumë raste kur shoqëronte si shofer Ferhat Ajdinin në takimet me blerësit, rrethanë që nënvizon besimin nga ana e Ferhat Ajdinit për të.


(Mariglen Shusha, Marlin Aliaj, Andi Peshku dhe italiani Geatano Monacelli)

Koordinimi dhe urdhrat operativë për anëtarët
Bisedat e shumta të përgjuara, ndarja e roleve, figurat kryesore të individualizuara në personin e Mariglen Shusha e Fiqiret Seferi e Ferhat Aydini bëjnë të qartë ekzistencën e dy organizatave me lidhje të qëndrueshme në territorin shqiptar, vend i origjinës të shumë personave anëtarë të saj, ku krerët organizues shkojnë me rregullsi.Nga bisedat telefonike të përgjuara nga DIA në Bari është e qartë që të hetuarit, edhe nga territori shqiptar, koordinojnë edhe japin urdhra operative anëtarëve të saj, të cilët shpesh kërkojnë edhe prezencën e tyre fizike për zgjidhjen e problemeve operative, zakonisht në lidhje me rikuperimin e shumave të lekëve me prejardhje dhënien e sasive të lëndës në detaj në zona të ndryshme të jugut të Italisë, ashtu si është treguar në çdo aktakuzë.

Vazhdimësia, për një gjatësi kohore të rëndësishme për gjithë vitin 2016, të kontakteve organizuese të qëndrueshme ndërmjet anëtarëve, sasitë shumë të mëdha të lëndës narkotike herë pas here të konfiskuar dy organizatave, kapaciteti për të ndikuar edhe në dhunë ndaj atyre që nuk plotësonin detyrimet personale ekonomike ndaj furnizuesve, bën këtë të thuhet që ekziston një prezencë kriminale tashmë e qëndrueshme në territorin italian, me baza logjistike në Bari e në provincë (Bari, Gravina e Rutigliano) të njohura dhe të besueshme për anëtarët e grupit të organizuar, ku perceptohet në mënyrë të qartë edhe ndërgjegjshmëria që veprohet brenda një grupi stabël dhe të organizuar, me subjekte që kanë role kryesore organizuese dhe subjekte të dedikuara magazinimit dhe transportimit të sasive që do të shpërndahen në gjithë jugun e Italisë.

Rastet e kapura nga DIA në Bari 8 qershor 2016
Hetuesit e DIA në Bari, në Gravina në Puglia sekuestrojnë rreth 200 gramë marijuanë.

22 qershor 2016
Policia rrugore në Vasto Jug (CH), në autostradën A/14, pranë vend-shërbimit “Vale di Sangro Est”, duke ndjekur indikacionet e hetuesve të DIA në Bari, arrestonte Onofrio Addante për mbajtje e transportim të 8,362 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuana të ndarë në 8 konfeksione dhe e fshehur në brendësi të bagazhit të veturës Ford Focus tg.

4 korrik 2016
Policia rrugore e Grottaminarda (Av). Në autostradën A/16 që ndodhet në San Sossio Baronia (Av) pas verifikimeve indo-hetimore të bëra nga hetuesit e DIA në Bari, arrestonte Gaetano Monacelli, për mbajtje e transportim të 5 kg lëndë narkotike të llojit marijuana e ndarë në 5 pako të konfeksionuara nën vakuum e të fshehura në brendësi të bagazhit të veturës Smart tg. DR 376 ËC.

5 shtator 2016
DIA në Bari, pas verifikimit të aktivitetit info-hetimor në vazhdim, në Mola di Bari (BA) bënte të mundur arrestimin në flagrancë krimi të Samuel Muça, Laura Diana Pop, lindur në Rumani.

18 tetor 2016
Karabinierët e kazermës në Sicili (Ragusa) arrestonin dy korrierë shqiptare, Sali Kola e Rifat Xhihani, të cilët gjendeshin në posedim të një çante e cila përmbante shtatë pako me lëndë narkotike e tipit marijuana, me një peshë të përgjithshme 7,5 kilogramë, pasi kishin arritur në Sicili me një autobus, i cili vinte nga Bari.

17 dhjetor 2016
DIA në bari sekuestronte 1.108 kg të llojit marijuana e arrestonte Gaetano Monacelli, lëndë narkotike me prejardhje Shqipërinë.

21 dhjetor 2016
DIA në Bari në bashkëpunim me ushtarakët e Repartit Detar të Guardia di Finanza në Bari, sekuestronte 1.016,40 kg marijuana dhe arrestonte në flagrancë Aydini e Fiqiret Seferi të kapur në bordin e një mjeti lundrues që vinte nga Shqipëria.

Emrat e shqiptareve të arrestuar:
1.Dritan Naci 32-vjeç

2.Mariglen Shusha 32-vjeç

3.Marlin Aliaj 23-vjeç

4.Andi Peshku 25-vjeç

5.Vullnet Daci 31-vjeç

6.Gezim Bircaj 54-vjeç

7.Malton Lleshi 35-vjeç

8.Fiqiret Seferi 54-vjeç

9.Ernest Peza 27-vjeç

10.Leonidha Sejdiaj 52-vjeç

11.Elton Ismaili 39-vjeç

12.Samuel Muça 31-vjeç

13.Ferhat Aydini 45-vjeç

14.Vullnet Cila 39-vjeç

15.Shpëtim Shehi 39-vjeç

16.Donial Drolli 29-vjeç

17.Ibrahim Xhihani 26-vjeç

18.Ergent Seferi 28-vjeç

19.Arian Kertusha 48-vjeç

20.Senat Hallunaj 23-vjeç

21.Hamid Seferi 24-vjeç

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njetri: 25/03/2018 23:57

    Hahahahhahaahah hajde kode hajde gjysem bluze Hahahahhahaahah dhe pastaj thon pse na kapin

    Përgjigju
  • xXx: 25/03/2018 12:05

    Ca e ka ky Ernest Peza ,Alfred Pezen???

    Përgjigju
  • opinion.: 25/03/2018 10:31

    kto jane bandat e mafis me masken ps,te edi rames,balles,gramoz ruçit dhe olsi rames. thuhet nga informime te evrop3s ,se ps ka 40 banda grupe te rrezikshme te trafik intenacional droges. STOP mafis se ps ne qeveri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin