Operacioni “Stuhia”, kur kroatët shkatërruan Republikën Serbe të Krajinës

Operacioni “Stuhia”, kur kroatët shkatërruan Republikën Serbe të Krajinës

Operacioni "Stuhia"

Ditën e premte më 3 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka garantuar përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.

“Sa të jem unë president serbët nuk kanë për të përjetuar një tjetër “Stuhia”.

Ka thënë Vuçiç

 Por pse e ka kujtuar këtë operacion presidenti serb?

Më 4 gusht mbushen plot 23 vjet nga operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991. Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë  trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit. Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shpërbërë dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Gjatë operacionit janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre në rajonet e Kroacisë. Ndaj në këtë pëvjetor të një nga ditët më të zeza të serbëve, Vucic u jep atyre garanci se nuk do u ndodh edhe ne Kosovë e njëjta gjë si në Kroaci.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/08/2018 08:51

    Një nr i madh i serbve te kninit serbia i vendosi në veri të Kosovës !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale