Opozita braktis ‘Ligjet’, Ulsi Manja: Duhet të ishin këtu, ja axhenda për sesionin e ri

Opozita braktis ‘Ligjet’, Ulsi Manja: Duhet të ishin këtu, ja axhenda për sesionin e ri

Foto ilustruese

TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen e parë për sesionin e ri parlamentar, ndërsa opozita e ka bojkotuar, ashtu sikur ka bërë me dy seancat e para të Kuvendit. Kryetari i Komisionit, Manja u shpreh se opozita duhet të ishte në komision, pavarësisht axhendës politike, pasi në rend janë shumë projektligje me rëndësi që do të trajtohen.

Do jetë një sesion i ngjeshur parlamentar. Kemi shume projektligje të rëndësishme. Mes tyre paketa me 27 ligjet e dyta të reformës në drejtësi. Ndryshime në kodin penal. Komisioni do vazhdojë rolin e tij kontrollues dhe nuk do ngelet jashtë vëmendjes funksioni zgjedhës që ka komisioni. Deputetë të opozitës pavarësisht axhendës së tyre politike, do të duhet të ishin të pranishëm në këtë mbledhje të parë të komisionit për këtë sesion të ri parlamentar. Ftoj deputetet e opozitës të japin kontributin e tyre

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja

Opozita bojkoti dy seancat e para të këtij sesioni parlamentar, po ashtu edhe komisionet, ndërsa ka paralajmëruar se marrëdhënia do të jetë e kushtëzuar në vijim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 10/09/2018 13:20

    Po kush te jete ne Parlament Monika nje femer ordinere me nje nivel 0 inteligjence,Luli nje kryehajdut ordiner qe vijne verdalle neper Shqiperi per te shpetuar lekuren e tyre nga mashtrimet e zullumet qe kane bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët