POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PD do të bojkotojë sërish Kuvendin të enjten, mbledhje paralele në Durrës (Detaje)

Mbledhja e opozites ne Elbasan te enjten e kaluar

TIRANE-Partia Demokratike do të bojkotojë edhe seancën e tretë plenare për sesionin e ri parlamentar. Ditën e enjte grupi parlamentar i PD do të mblidhet në qytetin e Durrësit.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë selisë blu për Report Tv, pas mbledhjes së grupit të PD, ndërsa këtë javë do të bojkotohen edhe komisionet parlamentare. Pas mbledhjes së grupit të PD, Basha do të zhvillojë një takim me aleatët për të koordinuar mbledhjen e ditës së enjte në Durrës.

Në datë 3 shtator kur u zhvillua seanca e parë plenare, opozita e bojkoti duke u zhvendosur në Shkodër, ndërsa në mbledhjen e dytë të Kuvendit, PD dhe LSI zhvilluan një takim paralel në Elbasan, ku Basha prezantoi nismen e vettingut ne politike.

Edhe në takimin e radhës që është planifikuar në Durrës pritet që grupit të PD ti bashkohen edhe aleatët LSI dhe PR.

Argumenti i opozitës për zhvendosjen e mbledhjeve paralele të Kuvendit nga njëri qytet në tjetrin ditën e seancave plenare është se gjithçka bëhet për të qenë pranë banorëve pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Në Shkodër në dy muajt e fundit janë shënuar 6 vrasje dhe 2 persona janë zhdukur, ndërkohë që edhe në Vlorë janë zhdukur 3 persona të tjerë.

d.ba.
Komento

Komente

  • Justice: 10/09/2018 20:52

    Neser do permendi lul berishen e bla bla bla dhe do "harroj" te permendi te fortet e krahut te vete sic beri ne shkoder dhe elbasan...sa te kete ty kundershtar rama,rri dhe 30 vjet ne pushtet.

    Përgjigju
  • Donela: 10/09/2018 13:17

    Keta parti fashiste PD-LSI qe vine rrotull Shqiperise si hijena per te shpetuar lekuren e tyre nga vjedhjet e mashtrimet monstruoze,duhen denuar perfundimisht me vote nga populli.

    Përgjigju
  • Tata: 10/09/2018 12:23

    NJE PYTJE KAM PER JU TE OPOZITES .PO TA MERRNI JU PUSHTETIN ( LARG QOFT) A MUND TE UDHEQNI VETEM PA OPOZITE .PSE VEPRONI SI KALAMAJ .SHTETI KA RREGULLA DHE DUHET TE ZBATOHET NGA TE GJITHE .OPOZITA NUK ASHT ARRIXHOFK QE SHIKON VETEM ANET NEGATIVE POR KA ALTERNATIVA PER CDO VENDIM te qeverise .jo merr ata aleat sharlatan me vete dhe pup ktu pup ne SHKODER ME DAJER E ME LODER .

    Përgjigju