Opozita greke i kërkon llogari Tsipras: Po bën diplomaci sekrete, çfarë po diskutohet me Shqipërinë?

Opozita greke shton presionin ndaj kryeministrit Tsipras për të bërë publike çfarë është arritur deri më tani gjatë bisedimeve me Shqipërinë. Kjo kërkesë vjen nga partia kryesore opozitare në Greqi, Demokracia e Re e cila ka shpërndarë një deklaratë përmes të cilës e quan “diplomaci sekrete” atë të Kryeministrit Tsipras dhe të ministrit të Jashtëm Kotzias për bisedimet që po bëhen me Tiranën zyrtare.

Demokracia e Re përmes kësaj deklarate ngulmon që qeveria të informojë parlamentin për marrëveshjen mes dy vendeve. “Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën”, thuhet në deklaratën e “Demokracisë së Re”.

Një deklaratë e komisionerit për zgjerim Johanes Hahn u komentua gjerësisht nga media greke me tone kritike pas tymnajës për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve për shkak të keqinterpretimit të deklaratës së eurokomisionerit.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,