POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Opozita bojkot Kuvendit, Manja: PD-LSI përfituesit më të mëdhenj të bixhozit! Braçe: Të shtetëzohen

Kuvendi i Shqipërisë

Sot është zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa opozita e ka bojkotuar sërish. Në rendin e ditës ishte vetëm një projektligj, ai për disa shtesa dhe ndryshime ligjin për ‘Gjendjen Civile’ që kaloi me 73 vota pro, ndërsa ‘opozitën’ përballë qeverisë në seancën e sotme e bëri kryetari Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili replikoi gjatë interpelancës me ministrin Ahmetaj për ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai kërkoi barazi para ligjit për të gjithë, që FSHF të mos ketë imunitet fiskal.

Jashtë debatit nuk mbeti as cështja e mbylljes së lojërave të fatit, të cilën Braçe e përshëndeti dhe propozoi që të shtetëzohen “Shtetëzojini, bëjini monopol shtetëror, që mos të bëni luftë guerrile bodrumeve”. Ndërsa Ulsi Manja ‘thumboi’ LSI-në dhe PD-në. ‘Po ti përmendje LSI-së mbylljen e lojërave të fatit, fillonte avazin ‘do iki sot, do ikim nesër nga koalicioni’. Berisha dhe Basha janë përfituesit më të mëdhenj të bixhozit’ tha ai.

Shqiptarja.com zbardhi ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, të cilat parashikojnë mbylljen e kazinove dhe lotove deri në fund të vitit. Në ligjin aktual është parashikuar që kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale ushtrojnë aktivitetin deri në 31 dhjetor 2018. Ndërkaq, në projektligj është parashikuar që në 31 dhjetor 2018 të mbyllen edhe bastet sportive ose llotot si dhe bastet për gara në pistë.

Edhe pse opozita nuk ishte e pranishme, cështja Babale dhe videoja e re e kunatit të Albert Veliut nuk mbeti jashtë seancës së sotme, pasi kryetari i grupit të PS, Taulant Balla kërkoi nga Basha që të distancohet. Ai tha se videoja e dytë është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i bashkisë së Bashës, Florenc Hoxha. Në fund, Kuvendi miratoi kalendarin e punimeve dhe votoi Alfred Lakon, anëtar të ri të Bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Ora 13:09
‘Gruaja ka 30 vite që ka vdekur, por voton’/ Deputeti i PS tregon ndodhinë në zgjedhje (VIDEO)

Gjatë diskutimit të projektligjit për Gjendjen Civile sot në Kuvend, deputeti i PS, Ulsi Manja deklaroi se listat do të pastrohen nga personat që kanë ndërruar jetë, por që figurojnë ende në listat e zgjedhjeve, ndërsa tregoi një rast që shkaktoi të qeshura në sallë.

Ka 27 vite që regjistrat e Gjendjes Civile nuk pastrohen nga personat e vdekur dhe sa për humor, vajti një burrë 80 vjeç të votonte dhe pyeti një anëtar të komisionit, a votoi gruaja ime sot? Ai i tha po ka votuar në orën 08:30. Më raft pika tha plaku, që nuk erdha të votoja më herët ta takoja. Pse i tha anëtari i komisionit, jeni të divorcuar, nuk jetoni bashkë? Jo tha ai, ajo ka 30 vite që ka vdekur dhe të vetmen mundësi me e takuar është në zgjedhje se ajo vjen voton dhe ikën.

Ulsi Manja

d.ba.
Komento

Komente

  • Toni: 11/10/2018 17:00

    Bravo ulsi ! Mir ua the, perfituesit me te medhejn jan pd s lsi, prandaj kur erdhet ju ne pushtet u mbyllen shume lloto dhe qendra kumari , mos degjoni top channelin qe thon u shtuan, dhe ato kompani qe me para nuk njiheshin mbine nga hici

    Përgjigju