Opozita vijon bojkotin, maxhoranca shqyrton e vetme projektligjet, Balla: PD-LSI të rikthehen në Kuvend për buxhetin 

Opozita vijon bojkotin, maxhoranca shqyrton e vetme projektligjet, Balla: PD-LSI të rikthehen në Kuvend për buxhetin 

Seanca e Kuvendit

TIRANE - Mazhorancës i mjaftuan vetëm dy orë për të shqyrtuar dhe miratuar 11 pika të rendit të ditës në seancë plenare. Me mungesën e opozitës, por edhe të kryeministrit Rama, çështjen më të nxehtë, atë të ndërtimit të unazës së re tek Astriri, e preku numri dy i socialistëve, Taulant Balla. 

Teksa po mbushen 5 muaj nga mungesa e opozitës në parlament, dhe afati i djegies së mandateve të tyre po ngushtohet, Balla ftoi opozitën të rikthehet në kuvend për të votuar buxhetin. 

Megjithatë sot opozita nuk ka ndonjë takim nëpër hotele, sepse janë pushim. Apeli im si kryetar i Grupit Parlamentar të shumicës në Kuvend është që të enjten e ardhshme opozita e ka detyrim të paraqitet në seancë plenare. Nuk ndodh në asnjë vend të botës së qytetëruar dhe demokratike që opozita të mos marrë pjesë në diskutimin e buxhetit të shtetit. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar te PS




Rendi i ditës i punimeve të Kuvendit sot

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon