Organet e drejtësisë, Ruçi: Të shmangen vonesat, reforma nuk ka kthim pas

U ngrit këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit, Komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa opozita bojkotoi mbledhjen duke mos marrë pjesë gjatë ditës së sotme, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ngritja e këtij komisioni ishte shumë e vonuar pasi, kjo duhej bërë më parë. Sipas Ruçit vonesa në kohë për krijimin e institutucioneve të drejtësisë duhet të shmanget sa më parë, pasi sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka kthim pas.

Komisioni për organet e drejtesisë përbehet nga 5 anëtarë. Vonesat në kohë për krijimin në kohë të këtyre institucioneve duhet të shmanget sa më parë pasi reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, ndaj për tu respektuar afatet kohore kërkohet objektivitet dhe paanshmëri për të mundësuar zbatimin e këtij misioni.

 Ky komisioni duhet të ishte ngritur më parë. Përpjekja e parë u bë menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese dhe vendimi lidhur me kërkesat e paraqitura nga opozita dhe shoqata e gjyqtarëve, për shkak të bojkotit të opozitës dhe më pas të shpërndarjes së parlamentit për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ky komision nuk u ngrit në kohën e duhur.

Në kuadër të kësaj reforme Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe njëherësh dhe një paketë ligjesh organike që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë. Sigurisht disa organe janë të reja, disa ekzistuese do të kenë një organizim të ndryshëm nga ai i deritanishëm bazuar në standardet më të mira europiane.

Prandaj në zbatim të këtij detyrimi ligjor, Kuvendi miratoi vendimin nr, 74  për ngritjen e komisionit të pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Kandidati  për sekretar i Komisionit u propozua Artan Spahiu.

Gramoz Ruçi, Kreu i Kuvendit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët