Organizata e Mediave të Evropës Juglindore dënon kërcënimin e gazetarit të Report Tv Julian Shota

Organizata e Mediave të Evropës Juglindore dënon kërcënimin e gazetarit të Report Tv Julian Shota

Gazetari i Report Tv Julian Shota

BEOGRAD-Sekretari gjeneral i SEEMO (Organizata e Mediave të Evropës Juglindore) Oliver Vujoviç ka dënuar rastin e kërcënimit të gazetarit të Report Tv Julian Shota pak ditë më parë në Fushë Krujë. Përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, ai dënon kërcënimin e gazetarit Shota.

Gazetari Julian Shota, duke punuar për REPORT TV u kërcënua më 3 shtator në Laç, Shqipëri. Pronari i një kafeneje i tha Shotës të mos filmonte dhe e kërcënoi me armë për ta qëlluar atë. Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO Oliver Vujoviç @OLIVER_VUJOVIC dënoi kërcënimet.

Oliver Vujoviç

Dy ditë më parë gazetari i Report Tv Julian Shota teksa kishte shkuar të filmonte pasojat e një shpërthimi me tritol në lokalin e të fortit të laçit Llesh Buraku, u kërcënua me armë në fytyrë nga 'i forti' i Laçit. Llesh Buraku, ndonëse u shoqërua është akuzuar vetëm për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës" dhe jo për armëmbajtje pa leje.

Madje dy ditë më parë ai u la i lirë nga policia. Nuk dimë nëse një gjë e tillë është bërë për të lehtësuar pozitat e pronarit të lokalit, por policia e Kurbinit thotë se në momentin që kanë shkuar në vendin ku ndodhi kërcënimi nuk kanë gjetur armë zjarri, apo ndonjë send tjetër të kundraligjshëm.

Kujtojmë që Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij. Për dhunën e ushtruar nga një punonjësi të shtetit që po ushtronte detyrën, Buraku u "dënua" nga Gjykata vetëm me një gjobë prej 150 000 lekë të reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite