Organizohet nata e katërt e festës së birrës në Korçë, qytetarë të shumtë shijuan birrën Tirana

Magjike ngelet festa e birrës në Korçë.Tingujt e muzikës shoqëruar me shijen e pakrahasueshme të Birra Tirana kanë ndezur festën për banorët e qytetit juglindor dhe jo vetëm. Në natën e katërt kanë mbushur sheshin mijëra vetë. Ritmi i festës tashmë ndihet nëcep të këtij qyteti që prej fillimit të saj. Ndryshe nga netët e tjera, risia e natës që kaloi ka qenë prania e shumë vizitorëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ne jemi nga Pogradeci, vijmë çdo vit këtu, jemi shumë të kënaqur me shërbimin, birrat. Si gjithmonë birra tirana më e mira.

qytetari

Krahas tyre të shumtë kanë qenë edhe turistët e huaj. Ata kanë zgjedhur të kalojnë disa orë festive nën shoqërinë e Birrës Tirana dhe këngëve të interpretuara nga këngëtarë të njohur shqiptarë.  Në edicionin e 12-të të Festës së Birrës, gjithçka duket edhe më e bukur, duke i veshur Korçës për net me radhë petkun e gëzimit, muzikës dhe kërcimeve nën shoqërinë e birrës. 

Në natën e katërt të festës, tavolinat dhe stolat janë kthyer në minipista kërcimi, ku të gjithë i janë bashkuar atmosferës deri në orët e para të mëngjesit. Fundjava e ka rritur edhe më tepër numrin e pjesëmarrësve duke bërë që të shënojë pikën kulmore të vizitorëve. Tashmë kjo festëështë kthyer në një eveniment gjigant për qytetin juglindor duke kontribuar kështu në ekonominë e Korçës. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev