Pluhur e çokollatë, bllokohen 640 kg kanabis, destinacion Italia, 6 në pranga në Vlorë/ VD

VLORË - Rreth 30 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva janë kapur këtë të diel në Orikum. Report Tv siguroi pamje ekskluzive të drogës së kapur gjatë operacionit të mbrëmshëm të policisë. Droga e sekuestruar kishte si destinacion vendin fqinj Italinë. 

Një sasi e konsiderueshme prej rreth 640 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, është sekuestruar orët e para të mëngjesit në Orikum të Vlorës, ndërsa janë arrestuar 6 persona. Sipas policisë së Vlorës, personat e dyshuar si posedues të lëndës narkotike janë Mario Brahimi, 24 vjeç, Berdo Rruçaj, 34 vjeç dhe Halil Kushta, 24 vjeç të tre banues në Orikum, janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.Ndërkar tre të arrestuarit e tjerë Petraq Selamaj, 40 vjeç, Aleks Duraj, 35 vjeç, dhe Erjon Belaj 28 vjeç, u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.

Operacioni antikanabi është kryer pas një informacioni të marrë në rrugë operative kur forcat policore kanë gjetur në bregdetin e Orikumit një furgon, i cili ishte i ngarkuar me disa thasë më lëndë narkotike kanabis. Një pjesë e tyre kanë qenë në breg të detit gati për t’u ngarkuar për në mjetin tip gomone, i cili gjendej gjithashtu në breg të detit. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur janë gjetur pakot me kanabis, të hedhura në mënyrë të shkujdesur fare pranë bregut të detit, pranë një banese. Gjithashtu, mbi disa pako vërehen edhe disa kode si dhe iniciale, që sipas burimeve të Report Tv mendohet të jenë kodet e porositësve të lëndës narkotike.

Droga ishte e ndarë në 30 pako, ndërsa bashkë me lëndën narkotike është sekuestruar edhe 1 gomone dhe 5 automjete. Në njërin prej këtyre të fundit, janë gjetur dhe 30 bidona të mbushura me benzinë e cila do të ngarkohej per në gomone së bashku me hashashin. Operacioni u realizua nga Drejtoria e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Forcë dhe Roja Bregdetare,me pjesëmarrjen e 40 forca policore.

Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve'', të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal


Një nga personat e shoqërua nga policia



(Gomonia e sekuestruar)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Ekskluzive/Video të 700 kg kanabis të kapur në Orikum

Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive të drogës së kapur gjatë natë së mbrëmshmë në Orikum. Sipas burimeve mbrëmë një operacion policor ka bërë të mundur sekuestrimin e 700 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis, 2 furgonave dhe një gomoneje. Gjithashtu u sekuestrua edhe një kg vaj hashashi.
Në video shihen pako të gjetuara në anw tw detit me iniciale dhe kode që shwrbejnë për identifikimin e lëndws narkotike nga personat qw e merrnin

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite