Orkestra e 'Albanian Excellence' prezanton veprën e festave të nëntorit

Orkestra e 'Albanian Excellence' prezanton veprën e festave të nëntorit

Flora Nikollaj dhe Fatos Qerimaj

“Albanian Excellence” tashmë e ka një orkestër të përbërë nga instrumentistët shqiptarë, të cilët vijojnë të japin kontributin e tyre në mbarë botën. Kjo orkestër do të drejtohet nga Fatos Qerimaj.

Por ajo që do t’i japë jetë orkestrës më të re shqiptare “Albanian Excellence” është simfonia rapsodike “Jehona e lutjeve”, e bazuar në teknologjinë moderne-shprehëse dhe e mbështetur në muzikën tradicionale shqiptare.

Gjatë prezantimit të veprës së parë, Flora Nikolla, Presidentja e “Albanian Excellence” dhe iniciatore e kësaj nisme e ka quajtur një rrugë jo të lehtë finalizimin e kësaj pune disavjeçare.

Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Është një punë e bërë ditë pas dite dhe vit pas viti, që të kemi sot një grumbullim vlerash të Shqipërisë në botë së bashku. Pranë meje u gjend një muzikant shumë i njohur, që ju e njihni për kontributin e tij. Ai është maestro Fatos Qerimaj. Krijimi i “Jehona e lutjes”, është në hapa miope, por me këmbënguljen, talentin edhe pasionin e tij kjo vepër është kompozuar enkas për këtë orkestër, enkas për Vitin e Skënderbeut, për të realizuar edhe një vepër në kuadër të vitit të heroit tonë kombëtar.

Flora Nikolla, presidente e “Albanian Excellence”

“Jehonat e lutjes” është një vepër simfonike, e cila shpreh ngjarjet historike dhe sociale në Shqipëri nga vitet 1400 deri në ditët tona. Vepra trajton jetën shqiptare dhe i përkushtohet të gjithë ciklit të lutjeve të shqiptarëve, nga shekulli XV. Ajo është mbështetur dhe frymëzuar në poezitë dhe vargjet e Mesharit të Gjon Buzukut.

Premiera e kësaj vepre do të interpretohet më 25 nëntor, në koncertin që zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës. Këtë të enjte është bërë prezantimi I veprës, ku të parishmit kanë ndjekur vetëm një sekuencë nga kjo vepër, në ambientet e Hotel Mondial.

Fatos Qerimaj për të realizuar këtë vepër është inspiruar nga lodra, çiftelia, lahuta, fyelli dhe zurnaja. Të pesë këto instrumente vijnë nga Veriu i Shqipërisë dhe secila prej tyre kanë një të përbashkët të madhe, mënyrën narrative të tingullit.

Nëpërmjet veprës Qerimaj dëshiron që të sjellë, jo vetëm qëndresën e popullit shqiptar në muzikë, por edhe përfytyrimin e tij për njerëzit që herë shkojnë në kishë për t’u lutur, e herë qëndrojnë në kështjellë duke luftuar.

Në përzierjet e motiveve dhe instrumenteve do të prijë tingulli i një lahute të largët. Për Fatos Qerimaj e gjithë orkestra e “Albanian Excellence” të jep imazhin e një lahute.

Duke e parë në këtë drejtim, mendova se vepra u fokusua tërësisht në Veriun e Shqipërisë, nuk do kemi asnjë tonacion me Jugun apo Shqipërinë e Mesme. Vepra pretendimin e saj e ka tek muzika jonë kombëtare, një muzikë e cila ka intonacionet e saj, edhe tregon të gjithë teknologjinë e fshehur brenda instrumenteve tonë folklorikë. Instrumentet tona janë vërtet një mit në artin tonë muzikor. Ajo që dua është që të krijojë një imazh.

Fatos Qerimaj

Por, nuk do të mbetet më kaq. Prej disa muajsh organizatorët e Albanian Excellence kanë trokitur në zyrën e Presidentit edhe kjo ngjarje do të zhvillohet nën patronazhin e tij për festat e 28-29 Nëntorit.

Disa nga anëtarët e orkestrës janë Gjilberta Lucaj (violonçeliste që jeton në SHBA), Arvida Kullolli (violiniste që jeton në Bosnje), Eva Radomi Karardza, violë, Bosnje Hercegovinë, Dritan Gani (kontrabasisti që vjen nga Turqia), Ilir Merxhushi (violonçelisti që vjen nga Australia), Mirela Ruci (violonçelistja që vjen nga Greqia), Demir Lulja (violinist në Argjentinë etj).

Flora Nikolla pohon se ky formacion do të ketë jetë të gjatë, të ketë një kalendar aktivitetesh përgjatë vitit, ku pjesë e programit do të jenë vepra të kompozitorëve shqiptarë, ndërkohë që koncerti i festave të nëntorit do të jetë një traditë e përvitshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv