‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’, Erdogan i tregon muskujt Trump-it: Nuk përkulemi para jush!

‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’, Erdogan i tregon muskujt Trump-it: Nuk përkulemi para jush!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

ANKARA- Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve ka deklaruar se, “Nuk jemi përkulur dhe nuk do të përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan, njëherësh kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), duke folur në Kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij, që po mbahet në Ankara, ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”.

“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me shprehjen ‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’.

"Ne nuk u jemi dorëzuar dhe nuk do t'u dorëzohemi atyre që në pamje duken si partnerë strategjik, por me çdo hap që hedhin përpiqen të na bëjnë objektiva strategjike", shtoi ai.

“Edhe njëherë theksojmë fuqishëm se nuk do t‘ia arrini, nuk do të mund të ndani popullin tonë, nuk do të mundet të bëni që ezanet tona të heshtin, nuk do të mund të ulni flamurin tonë, nuk do të mund të rrëzoni shtetin tonë. Nuk do të mund ta ndalni ngritjen e Turqisë dhe nuk do të mund të na pengoni që ne të arrijmë objektivat tona. Sepse ne jemi Turqia, sepse ne jemi populli turk, sepse ne jemi muslimanë, ne jemi zëri i përbashkët dhe ndërgjegja e njerëzisë”, tha Erdoğan.

Ndër të tjera duke përmendur operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Turqia, presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë me zgjerimin e operacioneve që kanë ndërmarrë me besimin se siguria kufitare e Turqisë fillon nga përtej kufijve.

“Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të vendosur t'i eliminojmë në burim kërcënimet nga Siria dhe Iraku që kanë drejtim vendin tonë”, u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • amigo: 25/08/2018 02:08

    fjalimim mese korrekt, nje njeri si ky i ka mungurar prej 500vitesh shqiptarve, ne 10vite qeverisje e ka rritur ekonomine e vendit te tij me 60%. shikoj disa komente mbeturina qe se dine ne bote cfare eshte ai vend... ka shume mite ne mendjen e shqiptarve qe se kane lexuar nje liber ne jeten e vete dhe qe skane qene kurre ne dy shtete te ndyshme...

    Përgjigju
  • Nazmi: 18/08/2018 17:46

    Or legen amerika nuk eshte shqiperî,qe udheheqja shqiptare dhi... per ty .

    Përgjigju
  • Xxx: 18/08/2018 15:55

    I ziu ti. I ke pare bythzinjte si puna jote si perfunduan. Si legen do perfundosh edhe ti.

    Përgjigju
  • ben: 18/08/2018 15:00

    Edhe Sadami,Gedafi keshtu thonin.Erdogani do te perfundoje shume keq,por gjynof Turqia dhe mileti.

    Përgjigju
  • Naimi: 18/08/2018 14:53

    O Tship o Tazbrit ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika.

    Përgjigju
  • Lema: 18/08/2018 14:32

    Ik or debil se amerika ta mer frymen je msuar me kosoven dhe shqiperin ti qe tall bythen po' vendet e tjera ste pjerdhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit