OSHE njofton abonentët e Plazh Durrës dhe Shkëmbi Kavajës për ndërprerje të energjisë

OSHE njofton abonentët e Plazh Durrës dhe Shkëmbi Kavajës për ndërprerje të energjisë

Zona e Plazhit në Durrës, ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Në kuadër të rritjes së sigurisë se furnizimit me energji elektrike, Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSHEE do të kryejë procesin e mirëmbajtjes në disa pajisje të NST Shkozet, Durrës. Punimet për zëvendësimin e pajisjeve do te kryhen natën, gjate orëve te para te datës 15 prill, e Diele, dhe janë marrë masat për të pasur një kufizim të energjisë elektrike në kohe sa më të shkurtër. 

Gjatë fazës së punimeve energjia do të stakohet në orën 00:00  deri në orën 00:30 të datës 15 prill, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtyre 30 minutave janë: Rruga Shëtitores Plazh, Shëtitorja Plazh, Blloku Udhëheqjes Plazh dhe Kavalishenca, Durrës. 

Punime do të ketë edhe në intervalin e kohës 00:00 deri në orën 03:00, dhe zonat që mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe janë: Blloku Udhëheqjes, plazh Durrës, fshati Shkallnur dhe Shkëmbi i Kavajës.

Duke shprehur ndjesë për shqetësimin, OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonenteve të zonave me lartë, pasi kjo ndërhyrje ne N/Stacion është i nevojshëm për garantimin normal të furnizimit me energji elektrike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë