‘Oxhaku kozmik’/ Rama ironizon mediat: Kazan! Nuk është shtëpia ime, por atelieja e mikut tim

‘Oxhaku kozmik’/ Rama ironizon mediat: Kazan! Nuk është shtëpia ime, por atelieja e mikut tim

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi mesditën e sotme përmes një statusi në rrjetet sociale pas titujve në disa medie online, lidhur me ambientet ku është realizuar spoti televiziv i emisionit ‘Xing me Ermalin’ që do të transmetohet ditën e shtunë.

Kreu i qeverisë publikon edhe titujt e publikuar në disa media ku aludohet mbi vlerën e një oxhaku në ambientin ku shfaqet. Rama shprehet se ai nuk është oxhaku i tij, por atelieja e mikut të tij qeramist.

“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh, ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese” thotë Rama.




Statusi i kryeministrit me faqet qe kane publikuar lajmin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 04/01/2019 17:52

    Po pse sthu qe ishe duke bere dhe dush te shtepia e mikut. A te solli peshqirin te pakten

    Përgjigju
  • xyz: 04/01/2019 17:17

    O ju komentues militante te ndyre dhe anti Ram shihni 12 banjot e LIKES dhe MONES!shihni super vilen e kriminelit Berisha ne GJirin e Lalzit dhe shtesen pa leje ndertimit e Lul pederastit pastaj meruni dhe me Edin.

    Përgjigju
  • Fredi: 04/01/2019 15:41

    Për ç farë krijimtari flet ky kur thotë për orë e tij krijuese? Ky bën vetëm shkarravina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë