Përvjetori i shtatë i pavarësisë së
Kosovës bashkoi politikën shqiptare

Përvjetori i shtatë i pavarësisë së<br />Kosovës bashkoi politikën shqiptare
Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka organizuar pasditen e sotme në Tiranë një pritje me rastin e 7- vjetorit të pavaresisë së Kosovës, ku merrnin pjesë politikane te larte te Shqiperise e Kosoves, diplomate të huaj të akredituar në Tiranë etj. Ndodheshin edhe  Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ish- Presidentet Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe të ftuar nderi si ambasadori i SHBA-së, Donald Lu etj.

kosova

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sulejman Selimi, në fjalën e hapjes u shpreh se “Kjo është një ditë e madhe për Kosovën, pasi është dita kur lindi shteti i pavarur i Kosovës dhe në këtë ditë të madhe është edhe vepra dhe qëndrimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Suksesi i Kosovës do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të fuqishme të partnerëve tanë strategjike, Shqipërisë, SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ne duam të sigurojmë shtetin shqiptar, institucionet e larta të saj se populli i Kosovës këto ditë të përmbytjeve në jugun e vendit janë pranë jush me shpirt dhe zemër dhe me besimin se pas kësaj, Shqipëria do të jetë më e begatë”.

“Takimi i Prizrenit midis dy qeverive tona është një nisme që tregon se marredhëneet mes dy vendeve tona janë drejt një parteriteti strategjik, pasi Kosova mbetet e angazhuar për nje bashkëpunim rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perendimorë. Politika e Kosovës sot është shëndërruar në një politikë ballancimi të Ballkanit Perendimor, duke krijuar marredhënie të shkëlqyera me vendet e rajonit, që kanë njohur dhe pavaresinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, vetëm në 7 vjet pavarësi Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në integrimin e saj dhe deri më tani është njohur nga 108 shtete të botës dhe ky proces është i pandashëm. Lirinë e fituam me beteja në shekuj, fale mbështetjes së shtetit shqiptar dhe implementimit politik e ushtarak të SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Jemi të bindur se me mbështetjen e partnerëve tanë do të arrijmë ëndrrën tonë evropiane”, përfundoi ambasadori Selimi.

kosova 2

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur fjalën e rastit, duke u shprehur se “kam nderin të jem para jush në këtë datë të veçantë të 7 vjetorit të pavaresisë së Republikës së Kosovës. 17 shkurti është ditë e madhe, pasi shënoi lindjen e shtetit të Kosovës, shtetit tonë të lirë, të pavarur dhe sovran. Kjo është një ditë e madhe për të gjithë ata burra dhe gra që në kohë të ndryshme dhe rrethana të ndryshme dhanë gjithcka nga vetja për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një respekt për të gjithë miqte perendimorë që dhanë një kontribut të çmuar dhe përkrahen kauzën tonë të lirisë dhe pavarësisë”.

“Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i shprehim mirënjohje të vecantë Shqiprisë dhe qytetarëve të saj. Shqipëria ka qenë një strehe e sigurtë një përkrahese e pakursyer, një burim frymëzimi për lëvizjen tonë clirimtare dhe pavarësinë e Kosovës. 17 shkurti është edhe ditë reflektimi, pasi Kosova ka bërë hapa të sugurtë dhe të rëndësishme në këto shtatë vite, por ende ka sfida të mëdha, ka përfunduar Veseli.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola