'Pa Gjurmë', pas krushkave, përballen kunatat, Marinela Bushati: Ish-vjehrra ka dashur të më prostituojë

Në emisionin e djeshëm të "Pa Gjurmë" në Report Tv, përballë ishin dy krushkat, Gjyle Halili dhe Flutura Bushati, të cilat janë betejë për kujdestarinë e nipërve të tyre, ndërsa në puntatën e sotme u përballën dy kunatat, nusja dhe motra e ish-bashkëshortit. Nëna e dy fëmijëve, Marinela Bushati, e cila ndodhet në Gjermani është bërë pjesë e emisionit përmes një lidhje me 'Skype', ku ka treguar të gjitha peripecitë që pretendon se ka kaluar në familjen e ish-bashkëshortit. Marinela ka bërë një akuzë të fortë ndaj ish-vjehrrës së saj, Gjyle Halili, kur ka deklaruar se ka tentuar ta prostituojë. Marinela thotë se është ushtruar dhunë edhe mbi dy fëmijët e saj, djalin dhe vajzën.

Më kanë dhunuar si ish-vjehrra ashtu edhe ish-bashkëshorti. Vjehrra ka tentuar të më prostituojë. Në Gjermani kam ikur për të kërkuar azil pasi ndjehem e kërcënuar. Po mbroj fëmijët e mi sepse njerëzit e burrit më kërcënojnë. 

Marinela Bushati, nëna e dy fëmijëve

Përpos pohimeve të saj se është ushtruar dhunë mbi të dhe fëmijët, ajo thotë se rastin e saj nuk e ka marrë përsipër policia. Edhe pas ndërhyrjes së moderatores në studio se halla dhe gjyshja kërkojnë të takohen me fëmijët dhe të flasin me ta, ajo thotë se këtë gjë duhet ta bëjë më parë ish-bashkëshorti.

Me ndërhyrjen e avokatit në studio, lidhur me mënyrën sesi ajo ka kaluar kufirin, ajho thotë se e ka bërë këtë me pasaportë, ndërsa thekson se, i ka marrë fëmijët pa prokurën e të atit, pasi ky i fundit nuk është interesuar për ta për më shumë se tre vite. Largimin e saj nga Shqipëria bashkë me fëmijët dhe mosdashjen për t'i takuar me njerëzit e ish-burrit, ajo i përgjigjet me faktin se gjyshja dhe babai i kanë përzënë ata më herët nga shtëpia duke i nxjerrë në rrugë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin