POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Pa gjurmë’, gjyshja në kërkim të dy nipërve dhe mbesës, Hike Koçi: Nusja u largua, i rrita vetë fëmijët

Hike Koci, gjyshja që kërkon nipërit e saj në Pa Gjurmë

Një gjyshe në kërkim të dy nipërve dhe mbesës në ekranin e Report Tv.  Hike Koçi, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj kërkon në studion e Pa gjurmë, rikthimin e fëmijëve të djalit në shtëpi. Që kur djali hyri në burg, nusja mori fëmijët dhe iku në Gjermani duke mos lejuar gjyshërit që të takohen me fëmijët.

Gjyshja thotë se mbesën që mban emrin e saj, Hike, e ka rritur që në moshën 2 muajshe.

Historia e plotë

Çifti nga Fushë-Kruja, Marjeta dhe Genci u njohën në një moment të vështirë për këtë të fundit. Genci sapo kishte plagosur një person, në tentativë për t’i ardhur në ndihmë nipit pas sherrit me një grup djemsh, duke i plagosur me thikë këta të fundit. Në këto rrethana ai pasi i tregon Marjetës problemin, që të dy nisen drejt Gjermanisë. Edhe pse në një situatë jo shumë të favorshme marrëdhënia mes çiftit ishte korrekte, ata bienë dakord për bashkëjetesë, pa dashur të lidhin kurorë.

Ndërkohë që Genci, për plagosjen e bërë në Krujë dënohet me 7 vite burg në mungesë dhe shpallet në kërkim. Jetojnë në fillim në qytetin e Kalstrout dhe aty fillojnë punë. Marjeta mbetet shtatzanë dhe vjen në Shqipëri. E lind vajzën e parë, duke i vendosur emrin e vjehrrës, Hike. Kur vajza ishte 2-muajshe, ajo e lë tek shtepia e bashkëshortit dhe niset përsëri në Gjermani te i shoqi. Pas afro 2 vitesh Marjeta lind dhe dy fëmijë të tjerë, kësaj here binjakët Jurgeni dhe Daniela. Rikthehet në Fushë-Krujë për t’i lindur duke i lënë tek vjehrra, sapo kaluan 2 muajt e parë të jetës.

Fëmijët mbanin mbiemrin e Marjetës, Faruku duke qenë se çifti nuk kishin lidhur kurorë. Rreth vitit 2016, Marjeta kthehet nga Gjermani në Fushë-Krujë, ndërsa ndjek dhe një kurs patente për të drejtuar makinën. Sipas vjehrrës së saj Hikes, ajo nuk kujdesej për fëmijët me justifikimin se duhej të mbaronte kursin. Kështu filluan grindjet në familjen e bashkëshortit. Por ajo që rëndon më shumë këtë histori është plani që sipas Hikes, kishte bërë nusja e saj Marjeta, për të marrë fëmijët nga shtëpia e bashkëshortit me pretendimin se do të shkonte në Borizan tek babai i sëmurë, vend ku ajo nuk vajti. Ajo që mësoi më pas vjehrra Hikja ishte se Marjeta kishte prerë biletat, madje duke bërë, madje dhe foto, para se avioni të nisej për t’i postuar në rrjetin social Facebook. Mbyll çdo kontakt dhe largohet pa adresë. Hikja merr djalin e saj nga Gjermania për t’i treguar gjithçka kishte ndodhur. Genci kthehet në Shqipëri, në Fushë-Krujë për të kërkuar fëmijët, kur në mbrëmje të asaj dite arrestohet nga policia për të kryer 7 vitet e dënimit në burgun e Fierit, për plagosjen e bërë më parë. Sot, familja Kosi është në këtë studio për të mësuar mbi fatin e fëmijëve, për të cilët nuk kanë asnjë lloj informacioni se ku jetojnë.

Diskutimet në studion e Report Tv

Gjyshja e dy fëmijëve: Ishte nusja shtatzënë, ishin pa letra. I kam rritur ata fëmijë, i dua t’i takoj sërish. E mora vajzën që kur ishte 2 muajshe e derisa vajti 9 vjeç.Shkuam edhe në Borizan, tek prindërit e saj, por nuk kishte njeri. 

Gjyshi: Iku nga qejfi. Ajo po na mban fëmijët peng. Duam të flasim më shumë me ta. I kemi kërkuar fëmijët. 

Ora 19:54
‘Pa gjurmë’, nisin kërkimet në Shkodër për Afrim Vërçën, dyshohet se jeton në këtë qytet

Sinjale shprese për familjen e Afrim Vërçës, i cili është deklaruar si i zhdukur që prej nëntorit të vitit 2017. 40-vjeçari Afrim Vërça është zhdukur në Greqi në nëntor të vitit 2017. Ai u largua nga shtëpia e tij pas një debati me kunatin e tij Edisonin.

Në studion e emisionit Pa gjurmë, vëllai i tij, Agimi, tha se Afrimi nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se gjithçka ka nisur pas sherrit me Edisonin. Por ditën e sotme, gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se ka informacion se Afrim Vërça ndodhet në qytetin e Shkodrës.

Stafi i Pa gjurmë në bashkëpunim me policinë e Shtetit do të verifikojë këto informacione për të shfrytëzuar çdo mundësi për gjetjen e Vërçës dhe kthimin e tij pranë familjes.

f.g./r.k.
Komento