'Pa gjurmë'/ Kërkohet 38-vjeçari Etmond Bardhi, familja: Punon si lypës në Kosovë

'Pa gjurmë'/ Kërkohet 38-vjeçari Etmond Bardhi, familja: Punon si lypës në Kosovë

I humburi Etmond Bardhi

Etmond Bardhi, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë humbi gjurmët më 1 mars të këtij viti. Familjarët erdhën në adresë të emisionit ’’Pa gjurmë’’ pas disa informacioneve dhe kërkimeve që ata bënë për largimin nga shtëpia të Etmondit.

Me banim në Tiranë, pranë shkollës Bajram Curri, 38-vjeçari doli mëngjesin e 1 marsit për të shoqëruar të atin, që të merrte pensionin, ritual që ai e bëntë çdo muaj.

Pasi i ati e mori pensionin qëndroi dhe pak me të birin, kur ky i fundit i tha se të lëviste, por pa i treguar ndonjë destinacion të mundshëm. Etmondi me kufizime fizike, me shëndet të dobët, sot i mungon familjes.

"Ka ikur edhe më parë në Kosovë. Nuk më mori për dy javë në telefon. Ai është i rritur nuk e ndjek dot mbrapa. Doli për të lypur bashkë me komshiun,"-thotë i vëllai i Etmondit, Ridvan Bardhi.

Avokati i emisionit, Eduart Mullaraj: A erdhi entuziast?

"Ishte si gjithmonë. Kishte punë, bëra lekë por lekë nuk solli në shtëpi. Më tha se nuk do të shkonte më sepse ishte shumë ftohtë."

I pyetur nga avokati nëse i humburi ka qënë i sëmurë më parë dhe nëse ka pasur kemp apo jo, është shprehur se po pasi i vëllai kishte një defekt në këmbë që në lindje.  

Po ka pasur, që në 2006. Ai ka pasur probleme me këmbën që kur ka lindur. Unë i mora një dyqan të vogël tek shtëpia dhe punonte aty. Që të mos mërzitej. Kam shpresë se do të rikthehet në shtëpi.

 

Për 38-vjeçarin më datë 7 mars, afro 6 ditë nga humbja e gjurmëve dhe një ditë nga denoncimi në komisaritin nr 4 në Tiranë erdhën dhe informacionet e para për familjarët. Të afërm ishin takuar me Etmondin në Elbasan, madje kishin konsumuar kafe me të, ndërsa u mësua se ai i kishte kërkuar para, për t’u kthyer në Tiranë.

I kishte thënë dhe se kishte kaluar andej për qejf dhe se po priste të takonte dikë, i cili i kishte 30 mijë lekë të reja borxh. Detaj ky, që ua kishte pohuar edhe familjarëve më herët, para se të zhdukej pa lënë gjurmë. Familjarët pervec denoncimit në policinë e Elbasanit, publikuan rastin dhe në një televizion lokal atje.

Avokati Mullaraj: A keni pasur ndonjë informacion nga policia?

Ridvan Bardhi: Kam pasur informacione që është parë në Elbasan, nga dy të afërm të mi.

Një prej dëshmitarëve që e ka parë, Ramazan Martini tregoi se e ka parë në Elbasan.

E kam parë në elbasan, më foli vetë. E takova dhe i dhashë një kafe. Do të shkoj në Tiranë tha. Më tha që do t’i marr disa lekë një djali.

Faktin që Etmondi ka pasur për t'i marrë disa para borxh Hamza Qemallit. Ai është shprehur se Ritvani nuk i kishte kërkuar paratë borxh por vetëm 1 mijë lekë të reja. 

Pimë kafe me të por nuk më kërkoi borxhin që më kishte por vetëm 10 mijë lekë. Kur u ktheva nuk e gjeta më.

Hamza Qemali

Dyshimi i familjarëve është ky, që Etmondi mbahet peng në kushtet e rrugës, për lypje. Pa nënën, me tre vëllezër dhe një motër familjarët presin kthimin e tij. Me vete kishte vetëm një kartë identiteti, të veshur një palë atlete të kuqe me viza të bardha. Edhe pse fizikisht i dobët Etmondi gëzonte një shëndet të mirë mendor.


Lajmi kryesor:

'Pa gjurmë'/ Akuzohet për braktisjen e fëmijëve, historia e Violeta Kalës rikthehet në media pas 7 vitesh


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba