'Pa gjurmë'/ Rrëfen konfliktin me ish-bashkëshorten, i burgosuri shqiptar në Londër në kërkim të dy vajzave

Një i burgosur shqiptar i është drejtuar “Pa Gjurmë”, për t’u vendosur në gjurmët e vajzave të tij. I gjendur në një burg të Londrës, Afrim Imeraj është vendosur në kontakt me moderatoren Odeta Dume përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Skype.

Pas letrës së dërguar stafit të “Pa Gjurmë”, Imeraj rrëfeu se me ish gruan e tij, Fatmire Gjuta, është njohur kur ajo ishte në vitin e fundit në fakultet. Ndonëse pra miratimin e prindërve të saj, çifti mori përsipër të bashkëjetonte. Ato lindën së bashku dy vajza. Sipas Imerajt, lidhja e tyre u përkeqësua fill pas lindjes së vajzave dhe arrestimit të tij në Londër më 23 mars të 2017-s. “Pas gjashtë muajsh filluan konfliktet, se nuk ishim bashkë dhe se kisha marrë denimin”, rrëfeu ai për moderatoren Odeta Dume.

Ai u shpreh se Fatmira, gjatë asaj periudhe, kaloi në depresion dhe për këtë arsye prindërit e tij e kishin dërguar në Spitalin Psikiatrik për t’u kuruar. Por sipas Imerajt, ajo nuk i konsumoi asnjëherë ilaçet e dhëna. Imeraj pohoi se dyshimet e tij se ish-gruaja kishte kaluar në depresion, u shtuan fill pasi i kishte thënë se do t’i mbyste vajzat. Imeraj rrëfeu më tutje se ata reshtën së komunikuari për gjashtë muaj resht dhe se me 16 gusht të 2018-s Fatmirën e morën prindërit e saj. Imeraj u shpreh se packa se prindërit e tij kanë tentuar të lidhen me të dhe mbesat, ato nuk ia kanë arritur diçka të tillë.

Më tej, Imeraj u shpreh se ish-bashkëshortja e tij ka marrë vajzat pa prokurën e tij dhe së bashku me babain dhe vëllain e saj kanë kaluar nga Pika Kufitare e Morinës për në drejtim të Kosovës. Ai u informua në studion e “Pa Gjurmë” se vajzat e tij gjenden momentalisht në Gjermani, fakt ky i cili u zbulua për stafin e emisionit nga vet mamaja e ish-bashkëshortes.

Duke kërkuar nga burgu i Londrës që të takohet me vajzat e tij, Imeraj bëri me dije se me shumë gjasa përgjatë muajve mars-maj do të lirohet nga burgu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY